Kunati konfirmon rrëfimin e Lulit për jetën në Hollandë

6 Qershor 2017, 20:14Antena TEMA

Ka pasur shumë reagime nga rrëfimi i Lulit për mënyrën se si ai çau në Hollandë, jetën e tij atje, dhe se si ja doli të kthehej në politikë në Tiranë.

“Aty ku shkova unë, shkova një çun 19 vjeçar me 20 dollarë në xhep dhe një bursë të pjesshme nga fondacioni…

Dhe në atë vend arrita të çaj.

Përse? Për shkak të punës dhe talentit tim arrita të çaj dhe të bëhem i suksesshëm.

Nuk pata asnjë lëmoshë, nuk pata nevojë të hyja në zyra e të servilosesha…”

Ky ishte rrëfmi dramatik i Lulit.

Pas kësaj, shumë njerëz shprehën mosbesimin e tyre përmes komenteve, por Kunati u dha fund dilemave.

Në një postim të tij, ai thotë:

“Gjithçka çfarë thotë Luli është e vërtetë.

E konfirmoj me nderin tim, që gjithçka ka shkuar kështu siç e tregon ai.

Ne e gjetëm Lulin vërtet me 20 dollarë në xhep në Hollandë, dhe ishte në pikë të hallit.

E kishte marrë në shtëpi një burrë plak, që i kishte shërbyer ky si përkthyes në Tiranë dhe i kishte premtuar ndihmë.

Mua dhe motrës ime na erdhi shumë keq.

Ne ishim mirë me paratë, se mamaja kishte punuar krye-arkëtare tek VEFA dhe ngaqë ishte rrëmujë në Tiranë, paratë i hoqëm, i çuam në Hollandë.

I thashë motrës “t’i japim një dorë. se duket djalë i mire”.

Ashtu bëmë.

E futëm në shoqërinë tonë, pastaj në familjen tonë dhe e ndihmuam seriozisht.

Prej atëhere ai nuk pati më probleme me paratë.

Blemë nga një shtëpi, e shitëm, e blemë prapë më të shtrenjtë, por ai nuk e uli kurrë dinjitetin t’u kërkonte të tjerëve para.

Sa herë ngelej keq, na kishte ne.

Po ashtu, është e vërtetë se ai nuk i është servilosur askujt në Hollandë.

Nuk e ka bërë kurrë këtë, dhe për këtë shkak nuk mundi të gjente punë, por shkoi në Kosovë.

Aty i thirri mendjes pasi punoi një vit DJ natën.

Mori vesh që kishte ardhur vajza e Doktorit dhe ajo në punë, u takua me të, u bënë miq dhe prej asaj dite nuk i është servilosur më asnjë njeriu.

Ajo ja rekomandoi babait dhe më 2005 ai erdhi drejt e u bë deputet dhe ministër.

-Ky është vend i mundësive të mëdha, më thoshte gjithnjë.

Ja, pa asnjë nevojë për t’iu servilosur gjithë dynjasë, por vetëm duke u sjellë mirë me një njeri, arrin gjithkça.

Unë mendoj se shembulli i tij duhet ndjekur dhe duhet të jetë inspirim për gjithë te rinjtë.

Edhe diçka.

Fakti që Luli nuk i është servilosur askujt, duket dhe nga mënyra se si ka reaguar ndaj atyre që i kanë dhënë një dorë në jetë.

Fjala vjen, atij plakut në Hollandë nuk i shkoi as në varrim, për të treguar se nuk ja ka pas kurrë nevojën.

Edhe Doktorin, për të cilin e përflasin sikur i është borxhli, as e ka pyet fare për listat.

Jam dëshmitar që javën e fundit si ka bërë asnjë telefonatë, derisa ai e kuptoi vetë se diçka po ndodhte.

Dhe shumë shpejt s’ka për ta pyet për asgjë.

Është një njeri që ka çarë me forcat e veta”.

5 komente në “Kunati konfirmon rrëfimin e Lulit për jetën në Hollandë”

  1. Blendi Flamuraj says:

    Shume per te ardhur gjynah kjo historia e Lulit.vendi nuk do njerez qe ngelen me 20 dollar ne xhep kur je ne dhe te huaj.Luli spaska qene i zoti per vete.Prandaj kur ishte ne pushtet vodhi dhe shiti shqiperin dhe shqiptaret.

  2. Shpat kasapi says:

    Ah luli vocerr sa paske vuajtur

  3. Agron says:

    hajde rrene hajde, po vete ky shkrimi Kunatit te tregon se eshte servil i MADHE bile,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje