Megi Pjeshka e mërzitur me uniformat e fushatës

5 Qershor 2017, 19:54Antena TEMA

Megi Pjeshka është tani një nga deputetet e listës së “Republikës së re”.

Edhe pse është e rezervuar të japë këshilla për xhaxhi Lulin, sot ka një vërejtje për veshjen e tij:

“I dashur xhaxhi Luli.

Meqë jam vajzë e re, duhet të më dëgjosh disa vërejtje për veshjen tuaj dhe të partisë në fushatë.

Këmisha e kaltër me pantallona bezhë dhe rripi në mes i shtrënguar deri tek vrima e fundit, krijon një imazh të vjetër dhe pastaj nuk kam faj unë dhe shoqja ime, që të themi xhaxhi Luli.

Kjo veshja nuk ka as simbolikë politike, dhe as estetikë.

Thjesht dukesh si brigadier kooperative dikur.

Kjo pastaj i lë fushë të lirë Edi Ramës të vishet herë me çitjane, herë me shami në kokë, dhe të bëjë gallatë me veshjet.

Se ai i ka fat çitjanet.

Përshembull, kur erdhi në takim për marrëveshjen me ty, erdhi me tuta dhe pati sukses.

Së dyti, desha të të tregoj për një incident që na ndodhi sot.

Ishim duke shëtitur rrugëve të Fushë Krujës, kur na dalin para një tufë djem e vajza me viza blu, me shqiponja në gjoks.

Epo menduam ne, ngjyra blu, është e jona, shqiponja është e jona, se Dokotri ka qenë patriot, dhe u turrëm drejt tyre, duke u prezantuar dhe duke thirrur “Republikë e re”.

Ata na panë me indiferentizëm dhe ikën.

-Ua, ç’patën këta mo, i thashë unë shoqes sime!

-Këta më duket janë të xhaxhi Edit, jo të xhaxhi Lulit, më tha ajo.

-Po pse na u afruan në fillim, i thashë unë?

-Po ja, ngaqë kanë parë këtë shiritin e kuq në bluzat tona,  kanë menduar që jemi socialiste, tha shoqja.

Aty e kuptova se dhe kjo punë është bërë lëmsh dhe duhet zgjidhur.

Sidoqoftë, meqë bluzat janë porositur dhe kanë kosto, nuk i ndryshojmë dot, por panatallonat e tua bezhë dhe këmishën e kaltër, mund ta ndryshojmë.

Nga gjithë testimet që kemi bërë, vetëm Aldo Bumçi ka këmbëngulur që ngjan bukur.

Prandaj them ta ndryshojmë.

Deri sa kemi ndryshuar logon e partisë, ngjyrat e saj dhe bluzat, mos ta prishim për një palë pantallona, them unë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje