“Të dashur demokratë!
Duke shfrytëzuar rastin për të përshëndetur zgjedhjet në Kosovë, dua të theksoj se ato treguan më shumë se kurrë, se sa e drejtë është strategjia jonë drejt fitores.
Rezultati që arriti LDK, aleati ynë historic, është frymëzim për ne.
Të gjithë menduan se LDK mbaroi dhe nuk vlen më.
Të gjithë vrapojnë të urojnë Albinin, apo Ramushin, si kandidatë për kryeministër.
Por në fakt, fituesja e vërtetë e zgjedhjeve është LDK, pasi ajo ka dalë e treta dhe pa atë nuk ka qeveri.
Koalicioni i parë i komandantëve ka marrë 35 për qind, por nuk bën dot qeveri.
Albini ka mrrë 27 për qind, por nuk bën dot qeveri.
LDK ka marrë 25 për qind, por pa atë nuk bëhet qeveri.
Lehtësia me të cilën LDK u bë faktor kyç për pushtetin, është zgjuarsi dhe largpamësi e lidershipit të saj, e cila i ka kushtuar shumë rëndësi parimit: “Nuk ka rëndësi sa fiton, por si i fut në punë”.
Në këtë rast, LDK vërtet ka dalë e treta, por është e vetmja që e ka të sigurt pushtetin.
Dy të parët janë në dorë të LDK.
Ky është një vizion reformues dhe pikërisht mbi këtë vizion, Luli ka mbështetur strategjinë e fushatës së tij në këto zgjedhje.
Ne nuk hyjmë në debate me Ramën e Metën, që thonë se duan të jenë të parët.
Ne nuk duam të jemi të parët.
Të parët janë qytetarët!
Ne mund të jemi dhe të tretët, rëndësi ka që pa ne mos të bëhet qeveria.
Është pikërisht kjo strategji që ka lehtësuar financiarisht partinë, nuk kemi shpenzuar para, energji dhe nuk kemi konsumuar njerëzit në beteja të kota.
Në fund të fundit, rëndësi kanë shifrat dhe mënyra si i fut ata në punë.
Shembulli i LDK na frymëzon se, pavarësht ikjes së kryetarit dhe lidershipit të vjetër, ajo përsëri ja del të jetë në pushtet.
Fitorja po afron!
Faleminderit LDK, faleminderit Kosovë!
Pa ju Luli nuk do ishte asgjë!”
Pa ju
Luli nuk do ishte vërtet asgjë!
Pa ju
Luli nuk do merrte asnjë mandat!
Pa ju
Luli nuk do të kandidonte më!
Pa Lulin (shuje shuje)
unë do isha vetëm një Kunat!
Ha ha ha
Para luli!