Pas Koncertit që u bë në Sheshin “Skënderbej”, Kunati filloi të mbledhë gjithë ankesat, që njerëzit kishin për Koncertin në shesh. Ankesat ishin të ndryshme, por bashkohen tek ideja se Marrëveshja Rama-Basha ka prishur Koncertin.
Ankesa e parë dukej që ishte një militant i PD.
“I nderuar Kunat!
Unë mendova se me këtë koncert, ti dhe Luli do korrigjonit sadopak problemet që keni kriju me Marrëveshjen. Ky koncert e ka fy Tropojën . Aty kishin vënë veç valle të Tropojës, pasi nuk dun me na dëgju as zërin. Fakti që kanë vënë veç vallen e Tropojës do me thanë që duan me na pa si shërbëtorë, dmth ata të shofin koncert, ne ti argëtojmë me valle. Të paktën pas Marrëveshjes “Kënga e Sali Berishës” nuk mund të hiqej. Biles ajo duhet të modifikohej “O Edvin Sheshin ta prisha,
O… se ktu i thonë…o, o Sali Berisha…!”
Luli duhet të kishte këmbngulur tek Rama ta bënte këtë për hatër të tij.”
Një tjetër ankesë kishte të bënte me Këngën e Baftjarit.
“I nderuar Kunat!
Ky ishte koncert jo përfaqësues. Kënga më popullore në vend është Kënga e Baftjarit. Ajo ka marr 1 milion klikime dhe është më popullorja. Si mund të bëhet një koncert kombëtar, pa përfshirë atë këngë?
Përgjigjia vjen nga Marrëveshja Rama-Basha kundër LSI. Ju keni lejuar Ramën ta heqë këtë këngë nga programi, në kuadrin e Marrëveshjes që keni bërë së bashku dhe e keni zëvendësuar, me një këngë nga Gusmari, që është fshati juaj. Kjo është e padrejtë.”
Por një shpjegim më interesant ka ardhur për ikjen e grupit të minoritetit grek nga koncerti.
“I nderuar Kunat!
Ajo që ndodhi me grupin e Minoritetit grek, po paraqitet si çështje nacionaliste ndëretinike dhe ky është skandal. E vërteta është shumë e thjeshtë.
Drejtori i atij grupi artistik, Andoni, nuk është nacionalist grek, siç e paraqisni ju, por anëtar i LSI në Gjirokastër. Meqë ju nuk e kishit përfaqësuar LSI në tribunë, ai nuk mund të pranonte të këndonte para Edi Ramës dhe Erion Velisë.
Pastaj ato mbulesat që e bëri nga inati grupit çam, janë kot. E vërteta është se ai e bëri atë si mbështetës i LSI. Ndaj duhet të bënit kujdes me koncertin dhe mos ngatërroni sherrin LSI-PS me sherrin Shqipëri-Greqi..”!
E Bukur
E pashe kengen e baftjarit ne utube. Se kisha degjuar ndonjehere. Kam qeshur dhe qare.
Ku eshte katandis shqiperia te bes kallaku.
E frikshme