Kunati shpjegon udhëtimin drejt SHBA-së: Pse ka rëndësi të takojmë gocën e Trump-it?

13 Qershor 2017, 19:39Antena TEMA

Shumë vetë janë çuditur përse Luli ka ndërprerë qysh dje në drekë fushatën dhe ka ikur nga Shqipëria.

Pas shumë shqetësimeve, Kunati ka bërë një shpjegim për gjithë mbështetësit e tij:

“Prej dje në drekë, u nisa bashkë me Lulin dhe Aurelën drejt Frankfurtit, pasi Luli kishte ditëlindjen.

E kishim lënë të shkonim në Hollandë.

Kur kishte ikur të shtunën e parë, Aurela kishte lënë ujin hapur dhe na njoftoi fqinji, se po pikonte dyshemeja.

Me atë rast, thashë shkojmë mbyllim ujin, bëjmë dhe ditëlindjen dhe kthehemi.

Unë bëra 5 kronika gati dhe ua kam çuar TV-ve, që të dukemi sikur jemi në fushatë.

Kur shkuam në Frankfurt, Lulit i erdhi një mesazh nga SHBA.

Ky burri që punon për fushatën tonë, na njoftoi se të martën në darkë, vajza e Trump-it dhe dhëndri, kanë një pritje në një restorant, dhe do jetë dhe ky miku ynë.

Na tha që është rast i mirë të takoheshim.

E menduam gjatë.

Unë në fakt nuk isha shumë dakord, se kemi gjithë ato takime të anuluara në Shqipëri dhe janë lekë të humbura kot.

Por Luli këmbënguli.

-Po e rregulluam me vajzën, e rregulluam me Trump-in, tha.

Kam përvojë në këtë pikë. Ma thotë nuhatja që do funksionojë përsëri.

Dhe ashtu bëmë.

U nisëm nga Frankfurti në SHBA.

Morëm në telefon këtë fqinjin në Hollandë dhe i thamë ta mbyllë nga jashtë ujin, se do kthehemi andej pasnesër, kur të vijmë nga SHBA.

Tani jemi në pritje të darkës ku mund të takojmë dhëndrin e Trump-it, ose vajzën.

Rëndësi ka ta takojë Luli, se ai pastaj i bën vetë për vete, nuk ka nevojë për lobistë.

Duke qenë se ka punuar në Kosovë, Luli ka disa foto me Kushnerin kur ishte guvernator i Kosovës.

Edhe ky dhëndri e ka mbiemrin Kushner.

Nuk e dimë a janë kushërinj, por kaq mjafton që Luli të hyjë në muhabet dhe t’i tregojë se si u njoh me Kushnerin në Kosovë, pastaj si ka njohur dhëndrin e ish- presidentit të Shqipërisë, pastaj vajzën dhe pastaj u bë ky që u bë.

Kjo do t’i lërë të kuptojë, se kështu do ta forcojë miqësinë dhe me presidentin Trump.

Shpresojmë se gjithçka do funksionojë.

Do t’iu mbaj në kontakt për çdo të re.”

2 komente në “Kunati shpjegon udhëtimin drejt SHBA-së: Pse ka rëndësi të takojmë gocën e Trump-it?”

  1. Studenti says:

    Bridh kot o Lulush bridh, jo në USA por në Hënë me shku, nuk ke derman.
    Të fala bëj Salush serbit.

  2. Mihali says:

    Nuk do te takoj vajzen e Trumpit por djalin e Vogel te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje