Presidenti Trump i kërkon ndjesë Bashës që nuk e njohu në takim

15 Qershor 2017, 18:39Antena TEMA

Kunati ka bërë publike një letër që presidenti Trump i ka dërguar Lulit sot paradite. Letra i është dorëzuar zyrtarisht Kunatit, sapo mbërriti në Rinas.

Në letër thuhet:

“I dashur Lulzim.

Mësova nga këshilltari im i shtypit, se media në Shqipëri ka shkruar rreth një takimi tim me ju.

Biles po më njoftojnë se për këtë shkak, në aeroportin lokal në Tiranë ka dhe një festë të madhe, ku pritet ardhja juaj.

Kjo gjë më mërziti shumë.

Unë mezi kam pritur të takohem me ju dhe e kam ëndërruar takimin, që gjatë fushatës.

Ju ishit të vetmit që më mbështesnit dhe shpresonit tek mua, dhe kur Amerika ishte kundër.

Ky incident që ka ndodhur, nuk do përsëritet më.

Jam duke shkarkuar shefin e Protokollit, i cili me siguri është nën ifluencën ruse, dhe nuk më ka treguar që ai djali i gjatë që buzëqeshte, ishe ti.

Ta dija që ishte ti, të kisha dhënë dhe dorën, duke thyer protokollin, edhe pse guvernatori më tha që për një foto pa dhënë dorën, kushton vetëm 10 mijë dollarë.

Nuk më hyjnë në punë ato dollarë para miqësisë me ty.

Biles ta dija që ishe ti, t’i kisha kthyer 20 mijë dollarët e hyrjes dhe 10 mijë dollarët e fotos.

I dashur Lulzim.

Ardhja dhe ikja juaj pa prezantuar me mua, është një ngjarje e rëndë, që do më rëndojë në ndërgjegjie.

Për mua është e pafalshme të pres dhe përcjell dikë, pa i dhënë dorën dhe pa e pyetur as për emrin.

Kjo më ka ndodhur vetëm në këto pritjet me para, pasi këtu zakonisht vijnë njerëz të bezdisshëm, që duan të gënjejnë dashnoret me foto me mua.

Ti je i vetmi njeri serioz që ke ardhur në këto pritje dhe për këtë të jam shumë mirnjohës.

Shpresoj që njerëzit që të presin në aeroport, të mos zhgënjehen që nuk kemi folur, apo nuk të kam dhënë dorën, por do të vijë dita që do ta shpërblej këtë nder që më ke bërë.

Unë shpresoj se populli amerikan do ma falë këtë gabim, pasi do ta korrigjoj shumë shpejt, ndërsa këto metastazat ruse që më kanë bllokuar komunikimin me ty do ndëshkohen ashpër.

I juaji, Trump!”

2 komente në “Presidenti Trump i kërkon ndjesë Bashës që nuk e njohu në takim”

  1. Ymer ballisti says:

    Po rama nuk bente te njejten gje???

  2. Peco says:

    Eshte per te ardhur vertete keq, qe Lulezim Basha nuk I ka bere te ditur zotit Tramp se kush eshte. Por shume mire ka bere. Zoti Tramp eshte mbi 70 vjec dhe ashtu si lajmet e keqia e trondisin jashte mase, edhe lajmet e gezuara si ky I takimit me Lulezim Bashen mund ta trondiste nga kenaqesia e parrefyer qe do ndjente. Vertete zoti Tramp e ka enderruar dhe mezi e ka pritur te takohej me shefin e opozites dhe Kryeministrin e ardhshem te “Republikes se Re”, zotin Basha dhe ka arsye te mjafta ta pushoje shefin e protokollit per kete kujdes te tepruar qe ka treguar per shendetin e tij . Edhe nese I ndodhte gje zotit Tramp, te vdesesh (qofte larg) per shkak te kenaqesise qe te jep takimi me Lulezim Bashen eshte vertete nje vdekje qe cdokush do ta kishte zili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje