Luli ka bërë thirrje sot nga Berati të votohet kundër partive të vjetra në Shqipëri.
Kjo thirrje ka ngjallur shumë debate tek demokratët, të cilët janë tronditur nga fakti se kush quhet parti e vjetër.
Sipas rregullit, partia më e vjetër është PD, pastaj PSD, pastaj PR, pastaj Partia Socialiste, e kështu me rradhë.
Pas kësaj, Kunati nxitoi të shuante keqkuptimet përmes një postimi të tij:
“Të nderuar demokratë.
E kuptoj shqetësimin tuaj, por duhet ta lexoni drejt idenë e Lulit kundër partive të vjetra.
Luli parti të vjetra quan ato që kanë kryetar afatgjatë, si dhe partitë e vjetra të para luftës, Balli Kombëtar dhe Legalaliteti.
Parti e vjetër është LSI, që ka ndërruar formalisht kryetarin prej vitit 2004.
Një parti tipike e vjetër është PSD e Gjinushit, ajo e Milos, e kështu me radhë.
Edhe PS quhet pjesërisht e vjetër, se ka 12 vjet me një kryetar.
Partia më e re, është PD, që ka vetëm katër vjet me një kryetar.
Në këtë kuptim, Luli i ka quajtur parti të vjetra.
Kjo tezë duhet ta përdorim përditë në takimet tona, pasi Republika e re, kërkon doemos parti të reja.
Në objektivat tona është të bëjmë parti të reja gjithë partitë e koaliconit tonë.
Ja, përshembull Partinë Agrare e reformuam, duke ndërruar Xhuvelin me Agron Dukën.
Ajo tani quhet parti e re.
Në projektet tona është që Partia Demokristiane të rinovohet dhe të zëvendësojmë Nard Ndokën me një pasardhës të denjë të tij.
Po kështu kemi plane për të ndryshuar Partinë Republikane dhe për ta bërë atë parti të re.
Republika e re, nuk mund të bëhet me republikanë të vjetër.
Zotit Mediu i kemi kërkuar urgjentë të rinovojë partinë dhe të gjejë një pasardhës.
Edhe Partinë e Dash Shehit kemi ndërmend ta rinovojmë, por Dashi na ka dhënë një opsion tjetër.
Ai ndërron çdo mandat emrin e partisë në vend të kryetarit, dhe kështu ngelet gjithnjë parti e re.
Vangjel Dule po ashtu duhet të ndryshojë drejtimin e partisë.
Ai mund t’ia kalojë atë një shtetasi me origjinë greke.
Ideja jonë është t’ia japi partinë Dashit të Havasë, pasi familja e tij ka ardhur nga Greqia pas familjes së Dules, pra është shtetas grek më i freskët se Dulja.
Kjo bëhet me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme, Republika e re të jetë dinjitoze, me koalicion të ri, pa parti të vjetra
Kjo ofertë është e hapur dhe për Kreshnik Spahiun.
Ai ose të ndryshojë emrin e partisë, ose emrin e tij.
Mjafton të jetë një gjë e re.
Kaubojsi është ndërkohë në kërkim të një partie dhe kështu kompletohemi.
Po e bëj këtë sqarim për të mos krijuar keqkuptime me shprehjen e Lulit kundër partive të vjetra.
Nuk e ka për partinë e Doktorit, por për atë që do bëjë ai në të ardhme”.