Fevzo zbulon arsyen themelore pse humbi Basha. Mos e besoni po deshet!

26 Qershor 2017, 20:16Antena TEMA

Fevzo ka bërë një analizë të thelluar të humbjes së Bashës dhe ka arritur në përfundimin se humbja është shkaktuar nga fakti që ai nuk ka shkuar në emisionin “Opinion”.

Më poshtë po botojmë pa asnjë ndryshim komentin e tij në faqen e emisionit “Opinion”.

Kjo i shpjegon të gjitha!

“Lulzim Basha dhe rezultati i tij në zgjedhje kanë vërtetuar edhe këtë herë një rregullsi, që për koncidencë, ndodh prej afro 16 vitesh në “Opinion”.

Mungesa e tij në studion e së enjtes për arsye të axhendës mediatike të përcaktuar nga vetë ai, e ka bërë atë politikanin e pestë që humb zgjedhjet pasi mungon në mbylljen e fushatës në “Opinion”.

Kjo koinçidencë që po vërtetohet në çdo zgjedhje, ka qenë gati një mallkim për politikanët kryesore konkurrues në zgjedhjet e përgjithshme.

Në zgjedhjet e 2001 ishte Fatos Nano që nuk u paraqit në studion e “Opinion” në garën post zgjedhore për kryeministrin e PS.

Ai humbi përballë Metës, që ishte intervistuar i fundit.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 2005-s ishte sërish Fatos Nano që refuzoi të vinte në emision, duke humbur përballë Berishës, që kishte kryer detyrimin e tij ndaj shikuesve.

Nano i humbi zgjedhjet dhe dha dorëheqjen.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 2009 ishte Edi Rama, kreu i PS, që refuzoi pjesmarrjen dhe i humbi zgjedhjet sërish, kundrejt Berishës, që mori 70 mandate.

Në zgjedhjet e 2013 ishte Sali Berisha që refuzoi studion dhe humbi përballë Ramës dhe Metës, që kishin qenë të dy në studio njëri pas tjetrit.

Edhe Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD.

Në 2017 ishte Lulzim Basha që për arsye të axhendës së tij nuk u shfaq dot të enjten në studion e “Opinion”, duke ja lënë të gjithë kohën televizive Ramës.

Edhe Basha i humbi zgjedhjet me një rezultat të thellë.

Koiçidencë e çuditshme, por e vërtetë kjo e raportit mes emisionit “Opinion” dhe politikanëve të rëndësishëm në vend.”

3 komente në “Fevzo zbulon arsyen themelore pse humbi Basha. Mos e besoni po deshet!”

  1. Kastraveci says:

    O Fantomas kur te duket vetja dhe ty i bukur, vishu si te duash po Fantomas mbetesh ashtu si Saliu po shpellar do te mbetet.
    Sa per arsyet pse humbi PD mos na merzisni nuk ju do me populli mbaroj puna. Kurr sju ka dashur, me njeher kenbi fituar si PD dhe jo pse ishit burra te mire por sepse ishte momenti i ndryshimeve ne europen lindore edhe nje gomar do te kishe fituar atehere mjafton te ishe me dy gishta lart e te ishe kunder sistemit.
    Hajt naten e mire

    1. nada says:

      Ti kastravec mos je nje bukuroshe, qe vaktit more pjese edhe ne nje konkurs bukurie? eeee? hahahahaha

  2. Holta says:

    Fevzo korani, paska ik per lesh! Frangaj ti fute shqelmin se keshtu si e ka nisur e falimentoi Klanin?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje