Kunati shpjegon pse Luli nuk mund t’i plotësojë kushtet që i vënë rivalët

1 Korrik 2017, 21:03Antena TEMA

Pas kërkesave të rivalëve në garë, që Luli të iki nga selia e PD, derisa të përfundojnë zgjedhjet në parti, Kunati ka bërë një sqarim për gjithë anëtarët e PD, ku shpjegon pse po sulmohet ai dhe pse Luli nuk është fare në seli të PD-së:

“Të dashur demokratë!

Ditët e fundit po shtohen sulmet ndaj meje dhe Lulit, duke i kërkuar të mos hyjë më në seli të PD.

Sqaroj gjithë mbështetësit e PD, se për disa arsye personale, kjo kërkesë nuk mund të realizohet.

E para, unë kam instaluar në SHQUP gjithë kompjuterat e biznesit tim dhe kompanive të mija, të cilat bëjnë eventet e PD.

Kompjuterat duan disa ditë të hiqen dhe nuk kemi ku t’i çojmë.

Kështu që nuk i lëvizim dot.

E dyta, aty kam dhe prozhektorët e mitingut që sëmurën disa militantë tanë.

Po na ranë në duart e Prokurorisë, do na merrni më qafë, pasi do akuzojnë PD-në, se e ka bërë me qëllim incidentin, që të përfitonte politikisht.

E treat, në kompjutera kemi dhe listat e anëtarësimeve në PD.

Po i hoqëm kompjuterat, nuk dimë më ku t’i printojmë kartat e anëtarësisë dhe do na bëhet votimi rrëmujë.

E katërta, tek zyra e Lulit janë të gjithë kolltuqet tresh, pasi ai shtrihet pak për gjumë në drekë, dhe janë shumë të rëndë për t’i lëvizur, pasi Luli e do kolltukun më vete, nuk e zë gjumi në kolltuqe të tjerë.

Kjo tani është teknikisht e pamundur.

E pesta, garantojmë çdo rival në garë, se Luli nuk bën ndonjë punë kur vjen në zyrë, thjesht fle gjumë.

E gjashta, biznesi i klubit tek SHQUP është i imi, dhe po u largova kam hall se më vjedhin kamarierët.

E shtata, në oborrin e SHQUP parkoj disa nga makinat që kam, pasi në shtëpi kam vend vetëm për një makinë në garazh.

Sa për kërkesat e tjera politike, që akuzojnë Bashën se ja bën gjithë punët Kunati, dua t’u them të gjithëve se ne jemi parti antikomuniste dhe Luli nuk mund të sillet si Enver Hoxha që vrau kunatin, për të trembur shokët.

Ne jemi e kundërta e tyre dhe e respektojmë kunatin, për ta ditur shokët me kë kanë të bëjnë.

Në fund, dua të them se PD ka shpresë.

Ashtu si PS shikon tek e ardhmja Erionin, dhe PD ka të drejtë të ketë në horizont një Erion”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje