Kunati plotëson amanetin e Xha Tares dhe merr urime

30 Qershor 2017, 21:18Antena TEMA

Në vitin 1996, Doktori zbuloi një parti komuniste në ilegalitet që shpërndante trakte në Tiranë. Në atë kohë Partia Komuniste ndalohej me ligj. Xha Tarja, (Tare Isufi) që ishte kryetar aktiv dhe hidhte trakte kundër Saliut, u arrestua në flagrancë dhe u burgos. Ai ishte xhaxhai i Vjehrrit dhe e ka Kunatin stërnip.

Tani Xha Tarja, dhe është varrosur bashkë me shokun Hysni në Sharrë, ndaj shokët e tij të celulës, i kanë shkruar një letër falenderimi nipit të tij.

“I dashur Xhafë.

I dashur stërnip. (Kunati dmth)

E dinim që një ditë do t’ia shpërblenit xhaxhait tuaj ndihmën që u ka dhënë gjatë komunizmit dhe do t’i ishit mirënjohës. U mërzit ca me ju kur u përziet me atë Lulzim Bashën dhe e bëtë dhëndërr në fis, por tani e shikojmë që ja ka vlejt. Në fakt shoku Hysni, kur u angazhua në fushatë në vitin 2011 të fitoje ca vota më shumë kundër Ramës, thoshte “e kam amanet nga Tarja, Lulin”. Por ne i mbanim qëndrim.

Ne u përpoqëm me mish e shpirt ta luftonim Saliun në ato vite, por s’kishëm, takat. Mosha bënte të vetën, lek nuk kishim, dhe Vebiun që kishim dhëndërr na ndihmonte me frikë, se mos e merrte vesh Gazidedja.

Ju e bëtë punën tamam.

U muart një herë kalanë nga brenda, pasi siç ka thënë shoku Enver, nuk ka kala që nuk e marrin komunistët. Ju pasi u muart kalanë, ja nisët punës me seriozitet dhe ja pas katër vitesh keni bërë atë që ne komunistët e ndershëm që punojmë drejt e drejt, nuk ia arritëm dot kurrë.

Tani jemi të qetë, pasi ja arritëm të shikojmë PD dhe Saliun në këtë ditë. Besoj Xha Tarja dhe Hysniu do ta kenë kthyer ndonjë gotë përmbys në Sharrë.

Pa ju i dashur nip dhe stërnip nuk do t’ia kishim arritur kurrë. Hallall i paçi ndihmat që u kemi dhënë, dhe na e bëni hallall nëse kemi thënë ndonjë llaf të keq për dhëndërrin kur e sollët në shtëpi. Nuk e dinim që do të dilte kaq i zoti. Paçi uratën mo djem!”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje