Pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të PD nga Eduard Selami, Kunati ka shpërndarë në shtyp disa arsye themelore përse Eduard Selami nuk mund të bëhet kryetar i PD.
E para: Emri Eduard, shkurt thirret Edi, dhe njerëzit mund të ngatërrohen në votime. Për shembull Grida mund t’u bëj thirrje jepjani Edit dhe ato ia japin Edi Ramës. Kjo mund të shkaktojë dëm të madh elektoral.
E dyta: Edi nuk ka ditur ti lyp votën Silvit. Silvi ka ngelur aq e fyer nga mënyra se si ia ka lypur Edi në telefon votën, sa ka vendosur të deklarojë votën për Lulin. Nga ana tjetër Kunati i ka sugjeruar Silvit, të mos tregojë si ia ka lyp Luli.
E treta: Eduard Halimi ka protestuar dhe kërcënon me largim nga PD, nëse vihet Eduard Selami kryetar. Po të jetë për Eduard, bëhem vetë ka thënë Halimi. Biles mua mund të më thërrasin dhe zoti Halimi dhe zoti Edi. Por nuk dua ta përdor këtë shans, por nuk dua të lejoj askënd ta përdorë atë.
E katërta: Doktori do të ndjehej shumë qejfmbetur nëse kthehej Ed Selami kryetar. Po të jetë për t’u rikthyer, unë mund të rikthehem vetë,- ka thënë ai. Plus kjo do t’i hapte oreksin dhe Tritan Shehut, i cili u largua nga PD me presh në b… dhe u kthye me gjethe hashashi nga Lazarati.
E pesta: Rojet e PD, punonjësi i lavazhit dhe shoferët që janë në shumicë nga Tropoja, janë shumë të shqetësuar, pasi ai i urren tropojanët ngaqë nuk e kanë lënë të hyjë në Këshill Kombëtar kur e shkarkuan më 1995 dhe ata rrezikojnë të mbeten pa punë. Nëse ndodh kjo, mund të ketë probleme të rënda sociale në opozitë me tropojanët e punësuar në SHQUP.
E gjashta: Edhe në emigracion nuk ka pas sjellje të mira. Një herë që ka qenë në restorant në Boston në SHBA, tek restoranti i Antoni Athanasit, nuk i ka folur Afred Lelës që po lante pjatat dhe kjo tregon se është mendjemadh me popullin e thjeshtë.
E shtata: Ka hequr babain tim nga puna si komunist në vitin 1992 dhe krijon klimë të keqe në familjen tonë.
Kunati