Kunati shpjegon konfliktin e banorëve me ndërtuesit dhe pse reagoi Luli

2 Korrik 2017, 19:53Antena TEMA

Pas debatit në të cilin janë përfshirë pronarët e një toke në Tiranë me disa qytetarë komshi që u duhet toka për lulishte, puna ka shkuar larg. Luli ka reaguar duke akuzuar Lali Erin, se po i prish lulishten, ndërsa pronarët tregojnë lejen që u ka dhënë Luli dhe gjobën që u ka caktuar Kunati, që të zbardhej leja.

Pas kësaj Kunati ka bërë këtë sqarim për publikun.

“Të nderuar demokratë.

Pashë sot disa pronarë tokash dhe një firmë ndërtimi, të cilët tregojnë lejen që kanë marrë me firmë të Lulit dhe Doktorit dhe më akuzojnë mua, se nuk ua zbardha lejen, pasi u kërkova pare dhe ata nuk paguanin.

E para e punës, nuk bëhet fjalë për të ardhura personale, por për partinë. Ishte koha kur ne po dilnim në opozitë dhe Lulit i duheshin pare për partinë. Unë nuk kam vënë kurrë interesin personal para atij të partisë. Ne kemi rënë dakord me norma demokratike që lejet të zbardheshin kundrejt një kontributi tek partia.

Por ai zotëria është rilindas dhe nuk donte të kontribuonte tek partia dhe ne natyrisht nuk ja zbardhëm lejen.

Pra as ata askush tjetër nuk gjen dot një lek nga lekët e tyre në xhepat e mi. Ato janë në kasafortë të partisë dhe na duhen për ditë të vështira, si kjo që po kalojmë.

Së dyti dua të them se nuk kam gisht në protestat që bëhen aty. Asnjë nga njerëzit që po protestojnë nuk janë nga ata të çadrës. Përkundrazi këta që protestojnë janë njerëz që i nxit Erion Veliaj, që të na damkosë ne që sipas tij kemi dashur të japim leje me lek atje. Prandaj distancohuni nga ata protestuesit e paguar.

Edhe këto mediat që mbështesin protestën shikoji mirë se kanë reklama pallatesh 40 katëshe në faqet e tyre dhe protestat e i nxisin se kanë hall mos u bien shitjet atyre që reklamojnë në faqet e tyre.

Unë vetë nuk kam gisht në këtë histori. Jam treguar korrekt me pronarët dhe ndërtuesit. U thashë nëse nuk kontribuoni për partinë, do t’ua lë tokën lulishte.

Së fundi dua ta them se në situatën ku gjendemi, ne i rekomanduam Lulit, të bëjë një deklaratë, më shumë për të treguar që është gjallë, se kundërshtarët kanë hap llaf sikur është sëmurë rëndë. Meqë nuk kishte për kë të bënte deklaratë, se me Ramën duhet ta mbajmë mirë sa të mbarojnë zgjedhjet në parti, vendosëm ti biem këtij Veliajt, se  besoj nuk prish ndonjë punë tek Rama.

Me shpresë se do takohemi bashkë më 22 Korrik, ditën e fitores së vërtetë të Lulit, ju përshëndes të gjithëve. #zgjedhje të reja#republikë e re#

 

1 komente në “Kunati shpjegon konfliktin e banorëve me ndërtuesit dhe pse reagoi Luli”

  1. Beni says:

    Boll o Mero se je bere bajat fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje