Pesë pyetjet e Sonilës që s’ka burrë t’u përgjigjet

3 Korrik 2017, 18:55Antena TEMA

Gazetarja Sonila Meço ka protestuar ndaj deklaratës së Edi Ramës, se gazetarët shqiptarë nuk dinë të pyesin.

Për të sfiduar Edi Ramën, Sonila ka bërë pesë pyetje të forta kundër tij, të cilat po i botojmë pa asnjë ndërhyrje, si dhe përgjigjet e mundshme të Ramës.

E vetmja kërkesë e jona është që pyetjet të mos i përkthehen gazetares franceze, pasi nuk duam t’i japë të drejtë Ramës.

Sonila: Pra vendi i detit, burimeve natyrore, diellit, mineraleve, tokave pjellore nuk mbahet me çfarë natyra i ka dhënë. Nuk pasurohet prej burimeve të veta, por me çfarë shqiptarët djersisin në pasuritë e botës.

Edi Rama: Po.

Sonila: Pasurohet ai që bën evazion, shqiptari i varfër paguan taksa edhe për atë që tregton e qarkullon jashtë kontrrollit të shtetit. Dhe ky është lajm i mirë për qeverinë, sepse sipas saj Prodhimi i Brendshëm në realitet është më i lartë se statistikat zyrtare, pavarësisht se punonjës të tërë shqiptarë janë të pambrojtur, të pasiguruar.

Sado të argumentojnë për avantazhet e saj në ekonomi ku ka pabarazi e varfëri, një gjë është e sigurt, në kohë krize ekonomia informale nuk arrin të krijojë asnjë efekt.

Përkundrazi, shqiptari djersin për pasurinë e atyre pak ‘trimave’ që ia hedhin shtetit, duke qënë i pasiguruar, pa kontratë, pa kushte të fiksuara pune, nuk paguhet rregullisht e s’ka ku plas kokën kur e trajtojnë si mos më keq.

Edi Rama: Po

Sonila: Qeveria na thotë jeni të varfër, por nuk na thotë pse. Pse vende me natyrë si e jona nuk kanë individë kaq të varfër si ne?

Nga ana tjetër kur themi ‘rajon’, si mund të krahasojmë pasuritë e visare natyrore tonat me ato të Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Bosnie-Hercegovinës që veç me turizëm, eksport fruta-perimesh, shfrytëzim pasurish nëntokësore i kalojmë disafish në potencial?

Edi Rama: Po

Sonila: Shqiptarët janë të varfër thotë qeveria, por pse të pasurit e paktë të këtij vendi të varfër jane paturpësisht të pasur, të kalbur në biznese që nuk prodhojnë?

Edi Rama: Po

Sonila: Pse në vitin 2017 Shqipëria nuk ka ekonomi prodhuese dhe si do t’ja bëjmë pasi emigracioni të integrohet me brez të tretë e ekonomia të na formalizohet sipas reformave te qeverisë? Megjithëse ky katërvjeçar u konsiderua beteja e fituar ndaj informalitetit. Si do të përgjgjet kryeministri pasi të mos mjaftojnë remitancat dhe evazioni?

Edi Rama: Po

9 komente në “Pesë pyetjet e Sonilës që s’ka burrë t’u përgjigjet”

  1. Spiro says:

    Ahahahahahahahahahahaha… Perlë

    1. Grida says:

      Kush është perlë……
      Përgjigje të dobëta dhe të pabazuara në një logjikë socio-ekonomike të ndërthurura këto me vertikalizimin e remitancave mitiguese. Është aut the doubt që përgjigja e fundit duhet të ishte JO. Fuck.

      1. Grigor says:

        Ne fakt ke te drejte. Me kete koment ala-Grida ja kalova Soniles. Kjo eshte perlë. Hallall.

  2. qazimi says:

    Si gjithnje zonja botoks prodhon vetem idiotsira brilante.Eshte komedi e vertete.

  3. ARIU says:

    Burre qe t’i pergjigjet pyetjeve te Soniles nuk ka lindur akoma,ndersa…BURRE per Sonilen nuk ka per te lindur kurre!

  4. Jak Boston says:

    Nuk ka pyetje te gabuar cfaredo lloj qofte ajo.
    Pergjigja eshte e drejte ose e gabuar madje nganjehere s’eshte as pergjigje.

    1. Kapedani says:

      Po ate shprehjen e di ti :nje pyetje idiote meriton nje pergjigje idiote

  5. Perit says:

    Soniles i duket vetja e mençur,po ajo haron qe eshte aty jo per mençurin e saj, po per hiret e saj.

  6. Beci says:

    Le per te desheruar shqipja e gazetares. Ne nje fjali desheron te shpreh 3 mendime. Mungese profesionaliteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje