Ja kërkesat që ka marrë Doktori të flasë për krizën në PD

12 Korrik 2017, 21:05Antena TEMA

Prej disa ditësh në adresë të Doktorit ka disa kërkesa ku i bëhet  thirrje të flasë për situatën në PD. Kërkesat kanë shkuar në drejtime të ndryshme por në thelb kërkojnë që ai të ndajë pazarin e kësaj që është duke ndodhur.

Ja disa prej tyre:

Patozi: Doktori duhet të flas, pasi në PD nuk është si në pjesën tjetër të shoqërisë ku heshtja quhet flori. Heshtja e tij është flori vetëm për Lulin.

Gjekmarkaj: Unë them që PD duhet të demokratizohet nën udhëheqjen e Doktorit. Ne vetë nuk kemi kulturë demokratike t’i zgjidhim çështjet sipas rregullave. I vetmi rregull që ka funksionuar deri më sot është të bëhet siç ka thënë Doktori. Ky rregull duhet të vazhdojë.

Fevziu: Doktori tani duhet të flas. Ai duhet të jetë ose me Bashën, ose me Patozin. Të presim çfarë do të ndodhë.

Zheji: Doktori nuk po flet pasi është kërcënuar nga kunati i Lulit dhe nëse flet, ky i fundit nuk do ta fusë në qeverinë që do bëjë me Ramën. Mbetet të shikojmë nëse Doktori do t’i bindet kunatit, apo do të ketë fuqi të ngrihet me këmbët e veta.

Lesi: Kam dëgjuar thirrjet që vijnë nga kundërshtarët e Bashës që të flasë Doktori. Kam dëgjuar që është bërë dhe samiti i Durrësit apo pritet ai i Vlorës dhe me rradhë. Unë mendoj se Doktori nuk ka nevojë të flas në publik. Më mirë një darkë me Ilirin në Lalëz dhe mbyllet historia.

Zëdhënsia e Doktorit: Doktori nuk ka ndonjë koment për takimin e Durrësit, pasi në atë orë ishte ndeshja e Kukësit me një ekip të huaj dhe ai më tha që duhet ta shohë Kukësin pasi është i vetmi qark i cili na nderoi në zgjedhje.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje