Kunati bën publike marrëveshjen me partinë “Zgjidhja”

10 Korrik 2017, 19:34Antena TEMA

Më në fund Kunati ka gjetur një mënyrë për t’i dhënë optimizëm PD-së.

Në përpjekje për të gjetur një shpjegim si ka fituar Luli thellë në këto zgjedhje, ai ka bërë një lëvizje të mençur, duke shpallur koalicionin me partinë “Zgjidhja” të deputetit 2K.

Kjo parti ka pasur opsion mos- marrjen pjesë në votime.

Duke qenë se lista formale e zgjedhësve në Shqipëri është 3 milionë e 400 mijë votues, ndërsa popullsia reale 2 milion e 700 mijë, atëhere Kunati ka bërë këto llogari.

“Të dashur demokratë.

Më lejoni të them se, pamvarësisht si është paraqitur në shtyp, Luli nuk ka pasur asnjë marrëveshje para zgjedhjeve me Edi Ramën, por e ka përdorur Ramën për të realizuar objektivin e tij.

E vetmja marrëveshje që ne kemi pasur, është ajo me partinë “Zgjidhja” të deputetit 2K.

Deputeti 2K na u lut para zgjedhjeve për aleancë, pasi partia e tij nuk merrte pjesë në zgjedhje.

-Më bë një nder biri im, më tha. Merr projektin tim dhe jetëzoje në PD. E kam pas ëndërr të bashkëpunoj me PD.

Mua mu duk kërkesë e siqertë.

E studiova dhe më rezultoi që ishte pa shpenzime.

Programi i partisë “Zgjidhja” ishte mos-pjesmarrja në zgjedhje.

U ulëm dhe bëmë llogaritë.

Nga 2 milion e 70 mijë që janë realishtë, 40 përqind e tyre janë nën moshën 18 vjeç, pra reth 950 mijë që nuk votonin nga këta, d.m.th 1 milion e 850 mijë votues realë.

Siç u pa, në zgjedhej morën pjesë 1 milion e 700 mijë persona.

Kjo ndodhi pasi ne ju bashkuam partisë “Zgjidhja”, që të bënim shumicë.

Deputeti 2K na u lut që ne t’u mbushnim mendjen rreth 200 mijë demokratëve të mos dilnin të votonin.

Nëse kjo realizohej, duke llogaritur listën formale, ne kalonim rreth 51 përqind, pra një shumicë e cila na garantonte si koalicion fitoren në zgjedhje.

Këtu ishte dhe talenti real i Lulit.

Problemi ishte si ta realizonim bojkotin, pa rënë në sy.

Për këtë hartuam disa strategji.

Më e vështira ishte t’u bëje thirrje demokratëve të rrinin në shtëpi.

Kjo do t’i zemëronte shumë.

Atëhere unë propozova diçka më praktike, pa shpenzime. I thashë Lulit me një gurë vrasim dy zogj.

Edhe pastrojmë llogaritë me këta armiqtë në PD, dhe ata punojnë për planin tonë për bojkot.

Ashtu bëmë. Filluam ta studiojmë listën me kujdes.

Çdo njeri që mendonim se kishte vota në PD, e hoqëm nga lista.

Lamë Flamurin, Strazon, Aldon, çunin e Faros dhe disa të tjerë, tek të cilët kishim besim të plotë, që do na hiqnin vota.

Dhe rezultati është fantastik. Ne arritëm objektivin tonë për 200 mijë vota bojkot, duke realizuar kështu skenarin tonë për aleancë të fshehtë me partinë “Zgjidhja”.

Pas kësaj, deputeti 2K na ka falenderuar thellë dhe na ka premtuar se në zgjedhjet e ardhshme do të jemi aleatë publik, duke bërë thirrje jo për bojkot, por për fitore.

U detyrova ta bëj publike këtë marrëveshje, për t’ua ngrirë buzëqeshjen rilindasve, se mendojnë që kanë fituar.

I juaji, Kunati!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje