Edhe pse në javët e fundit në Presidencë, Jari është shumë i angazhuar në fushën e dekorimeve.
Sekretari e ka njoftuar se qindra dosje të reja, janë bërë gati dhe presin firmën e tij.
Për këtë shkak, ai është detyruar të bëjë sqarim pse po vonon firmosja e tyre.
“Siç e dini, unë jam president deri në datë 24 korrik dhe pas kësaj date, nuk kam më të drejtë të kem shezlong në Dhërmi.
Edi Rama e zë atë qysh në datën 1 gusht dhe nuk e lëshon.
Tani që ka marrë gjithë tepsinë vetëm, kam frikë se e merr që më 25 korrik.
Për këtë arsye mendova që të shfrytëzoj dhe këto javët e fundit që jam, të bëj plazh në Dhërmi.
Jam i informuar për ngarkesën e madhe të dosjeve në zyrë, që presin të firmos dekoratat.
I kam kërkuar zyrës të bëjë një ndarje të punës dhe të klasifikoj ato që kanë rëndësi të posaçme dhe të mi nisë urgjent t’i firmos këtu.
Që të mos akuzohem për qëndrime klienteliste, u kam kërkuar të mbështeten mbi disa kritere të njohura.
Në grupin e parë të më sjellin listën e njerëzve të PD që duhen dekoruar para datës 22 korrik, kur të bëhen zgjedhjet në PD.
Këtu duhet të përfshihen:
1.Grupi i deputetëve të Pollos, me motivacionin për rezistencën e gjatë dhe heroike brenda PD dhe triumfin e tyre, 17 vjet pas themelimit.
Mes tyre, zoti Tritan Shehu do dekorohet dhe me “Medaljen e Trimërisë”.
2.Çuni i Fahriut. Me motivacionin që ka lehtësuar Presidencën nga borderoja, pasi nëse nuk do të bëhej deputet me siguri, presidenti i radhës do ta ngrinte në detyrë.
3.Grupi i UET brenda PD. Për luftën e dobishme pro-europiane, ndaj kastës së vjetër në PD dhe demokratëve qëndrestarë, që dëshmoi se lufta do bythë.
4.Për biznesmenët që i besuan projektit të Republikës së re dhe paguan për të hyrë në lista.
Investimi në kohë të vështira për PD tregon se ata janë idealistë dhe besojnë tek një e ardhme me Lulin në krye.
5.Kunatin e Lulit, si njeriu më i persekutuar nga opinioni publik, për faje që nuk i ka bërë.
Pas datës 14 do të jem në zyrë dhe do të firmos dhe ato të tjerat që nuk kanë lidhje me PD-në.