Pas kalimit të PD në ilegalitet dhe vendimit që kundërshtarëve të mos u dorëzohet lista e anëtarëve të PD, Kunati ka vendosur po ashtu të kalojë dhe vetë në ilegalitet, bashkë me vjehrrin, pasi po lakohen shumë në opinion publik.
Për këtë ai ka vendosur një sërë pseudonimesh për njerëzit informal të Lulit.
Kunati do ta ketë pseudonimin “Symaçi”.
Kështu e thërrisnin gjatë kohës që ndërtonte pallatin në Vlorë, vlonjatët që ishin aty rrotull.
Kjo, ndoshta për shkak të syve të fryrë dhe të dalë pakëz jashtë.
Në disa raste, përdorej dhe termi “sytope”, por “symaçi” shkonte më shumë.
Vjerrit i thërrisnin “ndërlidhësi”.
Dhe kjo kishte lidhje jo vetëm me zanatin e tij të vjetër si ndërlidhës, por dhe për faktin se tani ai ishte një ndërlidhës i vlonjatëve komunistë me udhëqjen e re të PD.
Pas kësaj, pseudonimet e tyre, ju shpërndanë rojes në PD dhe njerëzve të afërt të Lulit, dhe u dha urdhër që deri në përfundim të fushatës, në selinë e PD të mos përmendet më as emri i Kunatit, as i vjehrrit, por të flitet me pseudonime, “symaçi” dhe “ndërlidhësi”.
Kështu nisën dhe keqkuptimet e para.
Dje, kur Kunati kishte hyrë tek Call Center në PD dhe po porosiste komente kundër rebelëve të Lulit, dikush në oborr të SHQUP pyeti:
-Ore, ku është zhdukur ky “symaçi”?
Një nga shoferët tropojanë që rri aty në korridor, i cili nuk i ka mësuar pseudonimet, e dëgjoi dhe u tërbua, pasi mendoi se po tallnin Zenin.
Ju turr atij që pyeti për ta rrahur dhe nuk po sqaroheshin dot.
-Kujt i thu “symaç” ti, i tha, të zhduk krejt robt e shpisë.
-Kështu na ka thënë Luli t’i flasim, i tha ai.
-Me e dit se Luli po shan djalin e Doktorit “symaç”, nuk e lë me hy më brenda, tha ai.
-Po jo mo burrë nuk është fjala për atë, është për djalin e “ndërlidhësit”.
-Kush është ky “ndërlidhësi”, se jam ka ja q…nënën, se është mbush PD me spiunë?
-Po jo mo burrë, se ashtu janë do pseudonime sa të mbarojë fushata….
Situata u bë keq dhe për pak përfundoi në rrahje.
Pas kësaj, Kunati vendosi të shpërndajë një mesazh për të qetësuar situatën:
“Të dashur demokratë.
Për shkak të situatës së jashtëzakonshme që është krijuar dhe agresionit mbi partinë tone të re, PD do të jetë në ilegalitet deri në Kongresin e parë të Republikës së Re.
Historia e Shqipërisë ka njohur dhe raste të tjera të tilla.
Fjala vjen, edhe Partia Komuniste, megjithëse çliroi Shqipërinë, ndenji në ilegalitet deri në Kongresin e pare, ku ndërroi dhe emrin.
Edhe ne jemi të detyruar të qëndrojmë në ilegalitet deri më 22 korrik, kur pritet të ndërrojmë dhe emrin.
Deri atëhere gjithë kontaktet do t’i mbani me mua që njihem si “symaçi” dhe çdo porosi apo kontribut financiar për Lulin, do kaloj përmes “ndërlidhësit”.
O Mero je i madh