Kunati shpjegon përse e rrahën deputetin Hoxha

9 Korrik 2017, 18:56Antena TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Burrel. Deputeti në detyrë Bedri Hoxha, është goditur nga kushëriri i deputetes Çupi, që e ka zëvendësuar atë.

Shkak ishte takimi që Luli do mbante në Burrel dhe ku deputeti Hoxha ka shumë ndikim.

Për të qetësuar situatën, Kunati ka bërë këtë njoftim:

“Të nderuar demokratë!

Nga Burreli më njoftojnë se pak minuta para takimit të Lulit, demokrati Demir ka dashur të përqafonte demokratin Bedri dhe ka zgjatur dorën në drejtim të tij.

Në momentin  e kontaktit, dora ishte me shpejtësi të madhe, për shkak të padurimit që Demiri  kishte për të takuar Bedriun, dhe kjo është dukur si goditje pas shpine.

Në fakt, sipas gjithë të dhënave tona, është thjesht një përpjekje për ta prekur me dorë  dhe për t’i tërheq vëmendjen.

Fakti që në momentin e kontaktit, dora ishte me shpejtësi shumë të lartë, e mbledhur grsht, ndërsa shpina e deputetit Hoxha në pozicion të palëvizshëm, ka krijuar idenë e gabuar sikur ai është qëlluar.

Për këtë, kemi prova dhe fakte të pakundërshtueshme.

Nga ana tjetër, ju bëjmë me dijeni, se rrahja e kundërshtarit në këtë garë, nuk duhet parë në aspektin negativ.

Ajo është një zhvillim negativ në sensin pozitiv.

Çfarë nënkupton kjo?

Siç dihet, historia e zotit Selami është e mbushur me incidente të tilla.

Ai kur është shkarkuar nga kryetar partie më 1995, është qëlluar me shqelma tek dera e hyrjes dhe nuk është lejuar brenda.

Tani ky standart i arritur nuk mund të injorohet, ndryshe pastaj do ta akuzojnë Lulin si tradhtar të Doktorit.

Pra, ideja që kush rreh kundërshtarin ka gjasa të jetë me Doktorin, ka nevojë të mbahet gjallë dhe me gjeste simbolike si ky i sotmi, për të cilin këmbëngul që nuk është goditje, por përplasje me shpejtësi të madhe e grushit në shpinën e zotit Hoxha.

Një tjetër cilësi që ka vendosur një lloj standarti tek demokratët, është dhe rrahja në sallë, e vet kundërshtarit, nëse ai e tepëron, siç e ka tepëruar dje Selami në Korçë.

Nëse gjëra të tilla i përsërit në rrethe me bërthamë të fotë demokratësh, si Burreli, nuk është çudi që të reagohet.

Sidoqoftë, duke i mbetur versionit që ajo ishte një përplasje  e grushtit me shpejtësi të madhe në shpinë, i bëjmë më dije kandidatit kundërshtar dhe mbështetësve të tij, të mos qëndrojë satik në takime, por të kontrollojnë lëvizjet dhe të jenë gjithandej në ecje.

Kjo i bën më të sigurtë.”

1 komente në “Kunati shpjegon përse e rrahën deputetin Hoxha”

  1. Theo says:

    O Mero ti je i “poshter”, ti tallesh me te vdekurin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje