Kunati përplaset me demokratin Thërmija për antimitingun në Durrës

11 Korrik 2017, 19:39Antena TEMA

Lajmi se kundërshtarët e Lulit do bëjnë takim në Durrës, për t’iu kërkuar demokratëve të ndalojnë farsën e zgjedhjeve në PD, e ka mobilizuar Kunatin.

Sot ai u nis në Durrës për të mobilizuar degën, kundër grupit armik.

Kunati vendosi që disa mbështetës të Lulit, të hyjnë në takimin e kundërshtarëve dhe kur ata të sulmojnë Lulin, ata të nxjerrin nga gjoksi portretin e Lulit me Trumpin dhe të bërtasin: Luli- Trampi, Luli – Trumpi…

Kjo do jetë shprehje e mbështetjes amerikane që Trumpi i jep Lulit për degën e Durrësit.

Demokrati Thërmija që po dëgjonte me vëmendje Kunatin, e ndërpreu.

-Shiko se unë kam pas punu në Pallat të Kulturës dhe bënim ushtrime për tingujt dhe rrokjet, tha Thërmija.

Kjo parrulla “Luli – Trampi”, “Luli –Trampi” në durrsakçe del “Luli- Trapi” dhe duket sikur e shajmë.

Duhet me gjetë noj gjë tjetër, se këtë e thotë gjithë Durrësi, s’ka nevojë me e thënë ne në degë të PD-së në Durrës.

-Po mire, sikur ta ndryshojmë, tha Kunati?

Të nxjerrim portretin e Lulit dhe Trump-in, po të thërrasin: “Demokrat, vrije frikën, Luli ka pas Amerikën…”

-Kjo e bukur është, por po të ishte për fushatë elektorale për të tremb Ed Ramën.

Se këta janë demokratë që vijnë, nuk tremben, tha Thërmija.

-Po duhet ta nxjerrim patjetër këtë foton me Trump-in, tha Kunati, për të treguar që Luli ka pas Amerikën.

-Ore djalë, ne kemi akoma shpresë se Amerika është me ne, tha demokrati Thërmija, e ndoshta na ndihmon të vijmë në pushtet, se po qeka me Lulin, na mori më qafë e paska nda mendjen me na lënë në opozitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje