Kunati përgëzon 12 dishepujt e PD-së

14 Korrik 2017, 19:49Antena TEMA

Pas dështimeve të forta në Durrës dhe në disa rrethe të tjera, pas lëvizjeve të armiqve të partisë, Kunati vendosi t’iu tregojë dhëmbët kundërshtarëve, duke thirrur 12 dishepjut e Lulit në një drekë.

Ideja është që t’u tregojë se ai ka mbështetjen e kryetarëve të 12 degëve, që janë me Lulin.

Në mesazhin dërguar 12 dishepujve të Lulit, Kunati shkruan:

“Takimi juaj sot është me rëndësi të madhe për shumë arsye.

E para, ne duam t’i heqim PD-së namin që është parti e veriorëve dhe duam t’i tregojmë të gjithëve, se besnikët e vërtetë të PD-së janë në jug.

Dhe Luli, jo më kot i ka zgjedhur 12 dishepujt e tij nga jugu.

Ne duhet të luftojmë t’i heqim PD-së imazhin si parti e veriut, ngaqë identifikohej me Doktorin.

PD tani është parti që besnikët e mëdhenj i ka në jug.

Së dyti, dua t’u përgëzoj për nismën, pasi ju, 12 kryetarët e jugut, jeni dhe ata që jeni dëmtuar më shumë nga armiku.

Kam parasysh këtu sa keq është dëmtuar PD në Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Lushnjë etj.

Por ju nuk u gjunjëzuat nga humbja, por ja dolët të ringriheni dhe të vazhdoni.

Ju jeni shëmbëlltyra e Lulit, ndaj u ka zgjedhur për dishepuj.

Edhe ai u godit rëndë, por është i vetmi që po qëndron dhe po reziston.

Pas tij ju jeni shembulli më kuptimplotë në PD, që qëndrestarët më të mëdhenj janë ata që humbasin më thellë.

Së treti, dreka juaj e betimit bëhet në një ditë kur armiqtë e Lulit janë mbledhur në Vlorë, duke tentuar të sulmojnë Lulin tek qyteti ku ai kishte vendosur të lidhte të ardhmen e tij, ku investoi gjithë kursimet e tij në det dhe ku u godit në zemër nga kundërshtari.

Ata që duan t’i prekin Lulit, Vlorën, janë njësoj si Edi Rama që i preku pallatin.

Ndaj gjesti juaj sot vlen shumë.

Jam i kënaqur që në Vlorë, PD nuk ka më asnjë deputet nga ata të vjetrit e PD, por ka dy biznesmenë korrektë, që kanë shlyer detyrimet ndaj partisë dhe janë të nderuar.

Më mirë pak e saktë.

Me ata do vazhdojmë përpara.

I juaji, Kunati!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje