Kundërshtarët e Lulit kanë regjistruar me video qendrën e votimit ku votohej për Lulin. Për gjashtë orë rresht në qendër të votimit shikohet se nuk ka hyrë asnjë njeri. Ndërkohë në dy orë shikohet të kenë hyrë pak vetë.
Por rezultati që shpalli Kunati ishte shokues. Sipas tij në atë qendër kanë votuar 1200 vetë.
Nëse e marrim të vërtetë shifrën zyrtare të Kunatit, i bie që në 120 minuta të kenë votuar 1200 veta, pra të kenë votuar 10 vetë në një minutë.
Më tej akoma sipas llogarisë i bie që një njeri të ketë votuar për 12 sekonda, pa penguar aspak tjetrin. Pra për 12 sekonda një votues ka marrë fletën, ka firmosur, ka vrapuar tek kutia, ka zgjedhur kë të votojë, dhe i ka lënë tjetrit radhën.
Kjo duket një mision i pamundur.
Por Kunati ka një shpjegim.
“Të dashur demokratë!
E pashë dhe unë atë videon që këta pretendojnë se nuk mund të votojnë 1200 vetë në 120 minuta.
Kjo më duket një sulm i qëllimtë.
E vërteta është kështu.
Demokratët ngaqë kanë qenë nën presion për të mos votuar Lulin, na kanë kërkuar disa ditë më parë fletët e votimit t’i kishin në shtëpi dhe kanë ardhur të përgatitur me fletë votimi gati. Ata kanë ardhur të gjithë një një kohë, dhe njëri pas tjetrit me shpejtësi kanë hedhur votat në kuti. Nuk ka pasur nevojë as të mendohen, as të zënë radhë, pasi kanë qenë të stresuar nga ideja se dikush mund të mos votonte për Lulin.
Pasi kanë kryer operacionin ata janë larguar me qetësi.
Dhe në qendër të votimit ka mbretëruar heshtja për gjashtë orë, pasi demokatët kanë votuar të gjithë brenda dy orëve.
Nga ana tjetër ne kemi aplikuar dhe votimin në shtëpi.
Për ata demokratë që kishin punë, apo nuk donin të dekonspiroheshin nga armiku, ne u kemi çuar njerëz në shtëpi për të marrë votën. Kështu dhjetra anëtarë të Komisionit, kanë shetitur nëpër qytet kanë çuar fletët e votimit nëpër shtëpi, ku demokratët kanë votuar dhe pastaj janë kthyer. Kështu kemi ruajtur dhe ilegalitetin e anëtarëve që të mos kuptoheshin që janë me PD dhe kemi rritur ndjeshëm pjesëmarrjen.
Këta që postojnë video publikisht janë spiunë të Edi Ramës, pasi këta duan të dekonspirojnë demokratët e vërtetë, për t’i nxjerrë nga ilegaliteti dhe për t’i ekspozuar para rrezikut të hakmarrjes së Edi Ramës. Ndaj u ftoj njëzëri t’i dënoni ato video, si përpjekje për të demaskuar anëtarët e ndershëm të PD.
I juaji Kunati!”
Antaret e PD-s Jan ne ilegalitet.(te fshehur)
http://www.lajm-shqip.com/new/index.php/2017/07/25/takimi-ftohte-ramen-flet-meta-e-pashe-dhe-duket-se-pa/