Një incident ka ndodhur dje në pikat e Conadit në gjithë Shqipërinë.
Dhjetëra njerëz kanë shqetësuar sekretarinë e Conadit, duke kërkuar karta regjistrimi.
Kjo gjë ka tërhequr shumë vëmendjen e menaxherëve të Conadit në Shqipëri, dhe filluan të studiojnë arsyen.
Nuk po e gjenin dot.
Shtimi i emigrantëve nga Italia nuk është ende aq i madh sa të kishte një vërshim të tillë.
Edhe ata të Greqisë që kanë ardhur, nuk është se e njohin mirë Conadin.
Këta të Shqipërisë, u duk sikur u bënë papritur të pasur nga hashashi, por dhe kjo nuk kishte shpjegim.
Pas kësaj, një menaxher i Conadit vendosi të ndiqte sjelljet e një klienti.
Ju afrua kur po regjistrohej dhe e pyeti.
-Zonjë, nga keni dëgjuar për kartën e Conadit?
-Në televizor, i tha gruaja. Na thanë të merrni kartën e Conadit.
-A patë ndonjë reklamë, apo ku?
-Jo mo zotëri, në lajme.
E ka thënë Jemin Gjana: Për të votuar duhet të merrni kartën e Conadit.
-Jemin Gjana? Po ç’ne ai me Conadin?
-Ku di unë mo vëlla. Ne jemi demokratë.
Na thanë të shtunë duhet të votoni, por nuk na i njohin teserat e PD-së së kohës së Salës.
Na thanë do merrni karta tek Conadi.
Menaxheri u largua i hutuar.
Nuk dinte si ta shpjegonte këtë situatë.
Si mund të lidhej Conadi me PD dhe Jemin Gjanën?
Më në fund vendosi të merrte në telefon Ed Palokën, se e kishte shok lagjeje.
Ja shpjegoi situatën dhe i tregoi dhe rastin konkret.
-Moth, i tha Edi.
Qenkan ngatërruar.
Jemini u ka thënë “shkoni merrni karta tek Kunati”, ata e kanë marrë karta tek Conadi dhe kanë shku aty.
Hajt s’ka problem, se i pranojmë dhe me karta Conadi.
Sa cope keni dhënë deri tani?
-Po rreth 1500, i tha menaxheri, dhe u qetësua pse ishin shtuar fiktivisht kartat e Conadit.
undefined