Ka dy ditë që në shtyp ka shpërthyer debati, se sa lekë ka marr Kunati, për secilin kadidat të vendosur në lista.
Disa gazetarë të afërt me PD-në, kanë publikuar shifrat dhe emrat që i kanë dhënë këto.
Debati ka kaluar kufijtë e PD-së dhe po bëhet publik.
Pas kësaj, Kunati u hodhi një sy shifrave dhe rezulton që ai nuk ka marrë aq sa thuhet publikisht.
Për këtë nisi verifikimet.
Kur ngriti grupin e rekrutimit të biznesmenëve, Kunati e ndau në dy seksione.
Biznesmenët burra do t’i kontaktonte vet.
Grigja do merrej me gra biznesmenësh, ose gra që ishin vetë biznesmene.
Shifrat lëvizin me nga një 50 mijë euro.
Kjo i rriti shumë dyshimet e Kunatit ndaj Grigjës në këtë rast.
Në debatin publik doli që kandidatja e Vlorës ka paguar 200 mijë euro, Kunati ka marrë 150 mijë.
Diferenca duhet hetuar.
Po kështu dhe për kandidaten e Durrësit, për një biznesmen në Tiranë etj.
Për të shuar kuriozitetin, Kunati i mblodhi në një drekë gjithë kandidatët që kishin paguar para.
Në fillim të drekës, ai vendosi t’u mbante një fjalim:
“Të nderuar deputetë.
Ju kam mbledhur sot për të respektuar kontributin tuaj politik dhe financiar.
Ndryshe nga depuetët e tjerë që kanë dhënë kontribut politik në këto zgjedhje, ju keni sakrifikuar dhe financat tuaja për të mirën e partisë.
E di se jeni të dëshpëruar ngaqë PD nuk fitoi dhe nuk do keni mundësi t’i rikuperoni investimet tuaja në lekë, për PD, por shumë shpejt ne do vijmë në pushtet dhe nuk do ta harrojmë kontributin tuaj.
Për t’iu siguruar për këtë, Luli ka përgatitur një paketë të kujtesës financiare, sic e quan ai.
Kjo paketë synon të krijojë një “database” të atyre që kanë kontribuar në parti, duke i ruajur deklarimet e tyre financiare dhe duke i njohur si detyrim në të ardhmen.
Për këtë, ju ftoj që secili nga ju, qysh sot, në një zarf të mbyllur të shkruajë gjithë donacionet që ka dhënë për partinë deri tani, dhe ne t’i arkivojmë në paketën e kujtesës financiare të parties”.
Pas kësaj, u shpërndau nga një zarf me një letër të bardhë.
Të gjithë shkruan shumën që kanë paguar dhe ja dorëzuan Kunatit.
Pasi mbaroi dreka, Kunati nxitoi në zyrë dhe hapi zarfat.
Në çdo zarf mungonte nga një 50 mijë euro.
Kjo i binte që Grigja kishte fituar më shumë para se vetë Kunati.
I nxehur keq me këtë që kish ndodhur, Kunati thërret Grigjën dhe nxjerr letrat përpara.
-Na ke turpëruar me kontribuesit e partisë, i tha.
Në çdo deklaratë të tyre, mungon një 50-çe.
Kjo është fyerje e madhe që PD të mos ua dijë nderin atyre njerëzve.
-Mendova se më mirë është t’ua di unë për nder, se partia, tha Grigja.
Se PD siç po shkojnë punët, ndonjë ditë mund të shkrihet, kurse mua këtu më kanë.