Kunati ka marrë masat për të ndjekur nga pas kundërshtarët e Lulit gjatë pushimeve verore. Arsyet janë të shumëfishta.
E para duhet të diskretitohen si njerëz që nuk u ka bërë përshtypje humbja e thellë më 25 Qershor dhe shkojnë në plazh.
Por nga ana tjetër duhet ruajtur me kë takohen dhe për çfarë flasin me qëllim që të merren masa për tu diskretituar në kohë nëse bëjnë lëvizje tjetër kundër Lulit.
Për këtë Kunati ka shpërndarë udhëzime konkrete.
Sektori i “Call Center” ka ngarkuar Odetën të hap një faqe me emrin “shqipnews”, ku të sulmohen privatisht me emra anonimë armiqtë e Lulit.
Të vendosen kontakte me agjensitë turistike dhe linjat ajërore e trageteve, për të mësuar nëse ata lëvizin jashtë Shqipërisë.
Të monitorohen plazhet kryesore të vendit dhe resortet turistike ku mund të shkojnë me pushime.
Jozefina Topalli të vrojtohet a e merr qenin në plazh, dhe nëse del në mbrëmje me ujit lulet në bahçe, pasi kjo mund të jetë sinjal për takim të fshehtë me kundërshtarët pasi të erret.
Astrit Patozi të vrojtohet me kë pi kafe dhe nëse i paguan vetë kur ngrihet. Nëse nuk i paguan vetë, kjo do të thotë se po e financon Edi Rama.
Besnik Mustafaj të vrojtohet në çfarë ore zgjohet në mëngjes tek shtëpia në Dajt. Nëse zgjohet herët dhe del shetitje diçka ka ndryshuar dhe ai po përgatitet për sulm.
Ritvan Bode të vrojtohet nëse shkon tek shtëpia e tij në Devoll apo jo. Nëse shkon duhet parë kush i hyn në shtëpi dhe e janë të qeshur apo të mërzitur kur dalin prej shtëpie.
Arben Imami të mbahet nën kontroll. Nëse e shikon dikush në drejtim të Hanit Babës në Pezë, të njoftojë urgjent, pasi ka të dhëna se ka ende dy tanke të vjetër që ai i ka fshehur kur ishte Ministër i Mbrojtjes dhe mund t’i rivërë në punë.
Genc Ruli të verifikohet nëse ka hequr dorë nga bashkëpunimi me Rubrikën “Antena”, pasi kemi të dhëna se komunikimi vazhdon.
Majlinda Bregu të vrojtohet se çfarë ngjyre do t’i ketë rrobat e banjës, pasi sipas të gjitha gjasave ajo do bëjë një kombinim të së verdhës, blusë dhe mavisë, për të përfaqësuar BE-në dhe PS-në edhe gjatë verës.
Ed Selami të verifkohet a shkon në takime tek seksioni nr. 2 në Tiranë, siç ka premtuar apo vazhdon veprimtarinë subversive.
Disa nga gazetarët që mbështesin Lulin duhet të punësohen si kamarierë në resortet ku janë duke pushuar të sipërshënuarit. Ngarkohet gazetari Lela tu bëjë trajnim lidhur me mënyrën si të sillen gjatë punës.
Raporti përfundimtar pritet prej Jeminit para datës 30 Gusht, dhe në bazë të tij do merren masa për fillimin e sezonit kundër tyre.