Pas një sër publikimesh në lajme për plehrat që kanë mbushur rrugët e Kamzës, Mzati më në fund reagoi për të sqaruar opinionin publik mbi situatën.
“Të nderum demokratë!
Kam pa që po kërkojnë llogari për kazanët e pazbrazur të plehrave në rrugët kryesoe të Kamzës.
Biles pre e kësaj propagande të armikut, ka rënë dhe Superdhndërri.
Në respekt të Doktorit dhe gjithë demokratëve po bëj këtë sqarim.
Vendimi për të mos i pastruar më plehrat është i imi dhe është një vendim i menduar mirë.
Siç e dini Erion Veliaj ngriti çmimin e ujit në Tiranë dhe mu referua mu si shembull. Armiku më merr shembull kurse ju nuk më keni vlerësuar kurrë. Kjo është hera e parë që reflektova për këtë gjë dhe mendova se ky pubik e do një ndëshkim.
Arsyeja e dytë është se pas thirrjes për protesta që Luli bëri kundër ngritjes së çmimit të ujit në Tiranë, unë siç e dini mbaj përgjegjësi për mbushjen e sheshit. Asnjë qytetar i Kamzës nuk mu përgjigj për të shkuar në protestë në Tiranë.
Atëhere mendova se ky popull e meriton të ndëshkohet pasi derisa nuk protestojnë për ujin me të cilin lahen, nuk ka pse të protestojnë për plehrat.
Së treti mendoj se duhet të sensibilizoj kancelaritë ndërkombëtare për situatën në Kamëz, pasi duke parë që Rruga “Trump”, Rruga “Berluskoni”, Rruga “Manhaten” etj janë të mbushura me plehra, ambasadat përkatëse do tronditen dhe do më ofrojnë ndihmë.
Fjala vjen po pres që ambasada amerikanë të dërgojë një fond për heqjen e kazanëve nga Rruga “Trump’, dhe “Manhaten”, ajo Italiane për bulevardin “Berluskoni”, ajo fanceze për rrugën “Parisi” e kështu me radhë.
Së fundi mendoj se një kryearsye për të mos i hequr plehrat është se punonjësit e plehrave kanë marrë leje si gjithë shqiptarët këtë pesëmbedhjetë ditsh dhe s’ka kush t’i heqë.
Duke qenë se shumica e banorëve të Kamzës janë me origjinë nga fshati dhe aty nuk janë mësuar me heqje plehrash është e qartë që kjo gjë bën përshtypje jasht Kamzës, por jo në Kamëz. Ndaj mos më lodhni kokën.
I juaji Mzati!”
O mzati….TI SI TI HEQESH PLEHRAT. SI MOS TI HEQESH. ATY ESHTE NJESOJ….MJAFTON MOS TU HEQESH FLAMUJT E PD NEPER TARRACA…..SE NDRYSHE E HENGRE….DY GISHTAT LART. DHE DY GISHTAT E DORES TJETER MBRAPA NE PRAPANICE…..
Kush eshte ky Mzati se Gelbazen e njohim.
Mzati eshte plehra e pare qe duhet hequr, e denun me burg dhe e falen.Ky duhet te ishte ala ne burg.