Doktori zbulon skenarin e Edi Ramës, kundër Ballist Morinës

29 Korrik 2017, 20:47Antena TEMA

Në një studim të tij mbi arrestimin e Ballist Morinës në Kroaci, Doktori ka arritur të shpjegojë pse ka humbur PD më 25 Qershor dhe ku qëndron lidhja mes arrestimit të Ballist Morinës dhe fitores së Lulit në PD.

“Të nderuar miq!

Miliona shqiptarë po presin me gjak të ngrirë, vendimin përfundimtar për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi. Ky është çmimi që shqiptarët po paguajnë për fitoren e Edi Ramës më 25 Qershor.

Edi Rama kishte vënë bast që fitonte Qarkun e Kukësit. Çoi aty gjithë arsenalin ushtarak të Shqipërisë dhe milionat e Gjicit. Por populli i Kukësit i tregoi vendin duke i thënë se ‘ne jemi bashkëqytetarët e Ballist Morinës dhe nuk shitemi tek shoku Vuçiçit’.

Kjo e tërboi Edi Ramën.

Në Samitin e Triestes, Edi Rama ja përshkroi gjithë historinë, Vuçiçit. Ky I fundit po fluturonte nga fitorja e Edi Ramës në Tiranë dhe i tha se jam gati të bëj çfarë të duash ti.

Atëhere Edi Rama i kërkoi një nder: Më duhet në burg Ballist Morina, se prej tij nuk kam fituar Qarkun e Kukësit. Është i vetmi qark që kam humbur.

Vuçiçi i dha fjalën dhe përmes agjenturës serbe në Kroaci që ndiqte nga pas Ballist Morinën, e arrestuan atë dhe duan ta çojnë në Serbi.

Ai do të çohej në Serbi sapo u arrestua, por Rama ndërhyri tek Vuçiçi, që kjo të ndodhte pas zgjedhjeve në PD pasi kundërshtarët e Lulit do të humbisnin pikë nëse ndodhte, ngaqë Luli do viktimozihej, si shok i Ballist Morinës.

Pra nëse Ballist Morina ekstradohej para 22 Korrikut, Luli natyrisht do mbante një fjalim të ndjerë për këtë dhe do fitonte shumë pikë, pasi e ka shok dhe kundërshtarët e Lulit do rezikoheshin shumë. Rama priti 22 Korrikun dhe kur e pa që Luli përsëri fitoi i dha urdhër Vuçiçit të arrestohej.

Pra të dashur shqiptarë, Ballist Morina është arrestuar si hakmarrje për humbjen e Ramës më 25 Qershor në Kukës dhe nga inati i fitores së thellë të Lulit më 22 korrik në PD. Shqiptarët nuk duhet t’ia falin këtë krim, kurrë Edi Ramës. Përpara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje