Një letër ka mbërritur nga Australia e largët në adresë të qeverisë shqiptare.
Zëdhënësi i qeverisë njofton se kryeministri Rama ka marrë një letër nga kryeministri i Australisë.
Ky i fundit e falenderon zotin Rama, për ndihmën e madhe që Shqipëria po i jep Australisë, duke i dërguar atje njerëz të kualifikuar.
“Siç e,- dini shkruan kryeministri i Australisë,- vendi ynë ka politika të forta dhe strikte kundër emigracionit, por në rastin e Shqipërisë, ne bëjmë përjashtime, për shkak të vlerave të larta intelektuale që dërgoni në atdheun tonë.
Lajmi se më në fund tenori juaj i famshëm do të vendoset përfundimisht tek ne, ka ngritur peshë zemrat e miliona qytetarëve australianë.
Portalet dhe gazetat kryesore në Australi, flasin vetëm për këtë gjë, ndërsa jemi të çuditur se si në Shqipëri heshtet.
Kjo tregon mirësinë tuaj të madhe ndaj nesh, që buron nga një miqësi e lashtë, qysh kur kontinenti ynë nuk ishte ndarë ende nga Azia jug-perëndimore”.
Po ashtu, kryeministri Rama ka marrë një letër nga presidenti Erdogan, i cili e falenderon për ndihmën që Shqipëria po i jep Turqisë në këto ditë të vështira, pas grushtit të shtetit:
“Sot në saba më gëzuan me një haber të mirë dhe thashë me vete “Marshalla Edi Rama”.
Deputetët e mi më njoftuan se ajo gruaja arnaute, që u mëson të bëjnë stërvitje, nuk do kthehet më në Shqipëri, dhe kjo ka ngritur shumë moralin e tyre.
Ti e di që pas grushtit të shtett, shumë deputetë kishin moral të ulët dhe ndiheshin të humbur.
Fakti që ju keni dërguar vlerat tuaja më të larta në Turqi, është një akt i madh mirënjohje dhe shpërblimi për miqësinë tonë 600- vjeçare.
Ishallah ua kthejmë këtë nder që na bëtë.
Do shikoj mundësinë t’i shtoj dhe një minare xhamisë në Tiranë, për nder të kësaj gruas”.
Kryeministri ka marrë dhe disa letra të tjera mirënjohje nga disa shtete të tjera, lidhur me ndihmën që Shqipëria po u jep këtyre vendeve.
Nga ana tjetër, zëdhënësi njofton se dje dhe sot, ka qenë kulmi i hyrjeve në Shqipëri.
Mendohet se rreth 200 mijë shqiptarë në ditë kanë hyrë këto ditë në Shqipëri, dhe katër vetë janë larguar.
Ky bilanc, sipas zëdhënësit, është një shenjë e modestisë që ka qeveria shqiptare, e cila nuk do të ulë shkëlqimin e atyre që lenë shtëpitë e veta, me ata mijëra që kthehen në shtëpitë e veta.
O turk muti edhe minarja tjeter na duhet prej teje dhe te ikim fare nga shqiperia ke gjet budallin tone qe merret me ty