Pas debateve për dorëheqje të ministrave teknikë, Kunati u ka dërguar atyre një listë me udhëzime se si duhet të sillen deri më 9 shtator dhe cila është platforma e punës së tyre:
“Të nderuar ministra!
E di që jeni shqetësuar nga thirrjet për dorëheqje dhe dikush nga ju kërkon të iki vërtet, por për ne është shumë e rëndësishme që ju të vazhdoni të qëndroni në krye të detyrës.
Deri në shtator ju duhet të kryeni punën tuaj dhe të keni në fund raportin tuaj si ministër.
Duhet të thërrisni në punë çdo ditë zyrtarët në vartësi, dhe të pushoni këdo që realizon planin dhe përpiqet të punojë, pasi me punën e tij ai i shërben Republikës së Drogës.
Duhet të shmangni prezencën tuaj në aktivitete ku flitet për suksese të qeverisë.
Duhet të merren në mbrojtje drejtorët që shkarkon Edi Rama dhe t’u bëhet thirrje t’i bashkohen PD.
Duhet të evidentoni cilët janë personat që kanë të ardhme në pushtetin e PS në dikasterin tuaj dhe t’ia raportoni “qytetarit digital”.
Duhet të verifikoni se mos dikush nga kundërshtarët e Lulit në PD, ka kontakte me dikë nga qeveria dhe ta diskretitojmë.
Duhet të fotokopjoni çdo dokument dhe letër që kalon në zyrën tuaj dhe t’i merrni me vete, pasi na duhen për opozitën katër vjeçare që na pret para.
Duhet të forconi miqësinë me ministrat e LSI dhe t’i inkurajoni dhe ata të bëjnë si ju.
Duhet të përpiqeni të bëni disa tendera për të ndihmuar financiarisht PD, tani që është në opozitë
Duhet të shtyni lejen e zakonshme për muajin shtator, për të marrë dhe tollonat e benzinës së muajit gusht.
Duhet të mbani kontakt me zonjën Grida për çdo kontrbut financiar që duhet të derdhni në PD, në fund të këtij mandati si ministra.
I juaji, Kunati!”