Policia e Shtetit ka nxjerrë udhëzimet e saj për mënyrën se si duhet të sillen 124 drogaxhinjtë e Shqipërisë gjatë muajit gusht.
Në një komunikatë për shtypin, ministri i Brendshëm u ka bërë me dije 124 drogaxhinjve (emrat i dinë vetë ata), se muaji gusht është muaji i pushimeve dhe ata kanë detyrime të respektojnë Policinë e Shtetit dhe zyrtarët e tjerë të lart të shtetit, të cilët kanë pasur një vit të ngjeshur me punë:
“Zotërinj trafikantë!
Ne e dimë kush jeni dhe ku jeni!
Po ju bëjmë me dije se gjatë muajit gusht, shumica e drejtorëve të Policisë së Shtetit, gjykatat dhe Prokuroria, marrin lejen e pushimit vjetor.
Edhe kryeministri ka njoftuar se gjatë muajit gusht do të jetë me pushime.
Kryetari i Kuvendit, që është dhe president, po ashtu.
Në këto kushte, ne e kemi shtyrë për muajin shtator arrestimin tuaj dhe diskretitimin publik.
Duke respektuar marrëveshjen që kemi me njëri- tjetrin, ju bëj thirje të qëndroni në shtëpitë tuaja në muajin gusht dhe të mos shkaktoni trazira.
Ne jemi duke vrojtuar çfarë po bëni, kujt po i shisni dhe kujt po i blini hashash.
Jemi në dijeni të çmimeve tuaja të dështimeve dhe sukseseve, dhe për të gjitha këto duhet të jeni korrekt me ne.
Kushdo që fsheh të ardhurat para policisë nga kjo veprimtari, do marrë përgjigjen që meriton.
Ne u bëjmë thirrje të ndërprisni dhe ju aktivitetin kriminal gjatë muajit gusht dhe të respektoni rregullat e shtetit, që po ashtu është me pushime.
Kushdo prej jush që do të tentojë të thyejë këto rregulla, do përgjigjet para ligjit në shtator.
Ne ju bëjmë thirrje të jeni të sjellshëm me qytetarët gjatë këtij muaji dhe të mos shkaktoni kokçarje për ta, sidomos në zonat bregdetare.
Po ashtu, u bëjmë thirrje të respektoni emigrantët e kthyer, të mos bëheni nervozë kur ata i japin keq makinës, pasi vijnë shumica nga Greqia, ku e ngasin veturën me patentë fallco.
Ju bëjmë thirrje të jeni të kujdesshëm dhe të sjellshëm me fshatarët hallexhinj, që mund t’u kenë mbetur borxh, pasi në shtator qeveria do marrë masat të forta, do kthejë vemendjen nga fshati dhe ata do ta kapin shpejt veten e do t’ua kthejnë borxhet.
Po ashtu, ju bëjmë thirrje të mos provokoni udhëheqës të opozitës apo ish- udhëheqës, pasi ata janë në gjendje nervoze, për shkak të një Kongresi që kanë së afërmi.
Në respekt edhe të shëndetit tuaj, i cili është i domosdoshëm për një proces të drejtë ndaj jush, ju bëjmë thirrje, “mos dili në plazh, pas orës 11 deri në orën 3 mbasdite”, pasi do të jenë ditë të nxehta dhe dielli ka shumë rreze ultraviolet, që shkaktojnë kancer.
Me shpresë se do të mirëkuptohemi si gjithnjë, deri në shtator, ju bëjmë thirrje të respektoni këto kërkesa që po i bëjmë publike.
Policia e Shtetit!”
deklarata duhet te ishte e rames dhe jo e policise se shtetit pasi ai tha qe operacioni do niste pas gushtit. Le qe pse te tallemi me ramen
Nese kuptova drejt, u beni thirje qe trafikantet qe te mos vazhdojne veprimtarine etyre kriminale ne muajin gusht ???? Ju ka ngelur ndonje cik tru ne koke ??? Keto jane kargjozliqe , dhe jane praktika qe nuk i pershtaten shtetit te drejt dhe te vendosur te luftoje krimin e organizuar . Si pune armepushimi ?? Shtet rumpalle , fantazouni si e marin partneret tane europiane dhe jo vetem , sikur shteti eshte bashkepunetor ne krim , po i dini , dhe aq me mire me emra dhe andresa , dhe pretendoni se jeni shtet , arestoini para gushtit , rasini brenda dhe beni pushime sa te doni dembele e parazite , cdo me thene ben Rama pushime ??? Meta dhe gjithe te tjeret , keni mend ne koke ??? Motua duhet te jete lufte , lufte lufte . Dhe jo relaks dhe pushime ne gusht , pushimet bejini se u lodhet shume duke tallur shqiptaret, epse sju bie nje pike ,