Tenori Agim Hushi ka njoftuar zyrtarisht se Shqipëria e ka mërzitur shumë dhe do të iki prej saj.
Biles gati sa nuk ka thënë u “kam dhjerë mu në atdhe”.
Pas kësaj ka shpërthyer një debat i madh pro dhe kundër tij për arsyet e zhgënjimit.
Nuk kuptohet mirë përse është zhgënjyer tenori jonë, por duke ju referuar aktivitetit të tij në Shqipëri gjatë këtyre tre vjetëve, rezultojnë tre tentativa, ku ai ka dështuar jo si tenor, por kandidat për drejtor.
E para, ka qenë gara për drejtor të RTVSH.
Agimi ka paraqitur CV-në e tij si tenor, por nuk ja ka dalë dot të bindë Këshillin e RTVSH.
E dyta, ka qenë gara për drejtor në Teatrin e Operas.
Edhe aty Agimi nuk ka mundur të fitojë.
Shpresa e tretë mbeti çadra e Lulit.
Shkoi dhe aty, mbajti dhe fjalim, Luli i premtoi Republikë të re, por dhe ajo dështoi.
Pas kësaj, Agimi është mërzitur shumë dhe ka vendosur të iki në një vend tjetër, ku të paktën nuk i premtojnë të bëhet drejtor, por vetëm tenor.
Në një letër lamtumire për Agimin, Kunati shkruan:
“I dashur Agim.
Mirë që na njoftove që do ikje se nuk do ta kishim marrë vesh.
Unë e di se ti prisje shumë nga Republika e re, por ti duhet të jesh i sigurtë se ajo një ditë do të bëhet.
Këtë radhë Republika e re ishte e parakaoshme për shqiptarët, ashtu siç je dhe ti.
E përbashkëta jote me Republikën e re, është se njerëzit kanë nevojë ta marrin vesh që nuk ekzistoni.
Ti je vërtet një tenor i madh, por këtu nuk e kupton asnjë njeri, kur ti mungon.
Ndaj bëre mirë që njoftove që do ikje, që ta dinë që ti nuk je.
Edhe Republika e re ngjan me ty në këtë pikë.
Dhe ajo është projekt madhor, por shqiptarët nuk e ndjejnë mungesën e saj.
Ndaj ne ua përsërisim vazhdimisht si slogan që ta dinë që ajo u mungon.
Edhe Luli deshi të ikte në Hollandë në verë pas zgjedhjeve e mos të kthehej pas dështimit të Republikës, por unë nuk e lashë.
Ne duhet të vazhdojmë luftën tonë këtu.
Do vijë dita që mungesa jonë do ndjehet fort, por deri atëhere do rrjedhin shumë ujëra.
Ka shumë vetë që janë mërzitur përse ti ke pretendime për drejtor dhe jo tenor.
Unë të kuptoj shumë mirë.
Ti nuk mund të harxhosh zërin në këtë vend e tu këndosh këtyre që dëgjojnë Sinanin e Mandin e Nish Tullës.
Ti këtu vlen vetëm për drejtor.
Po të jetë për tenor, shkon atje ku dëgjojnë muzikë jo këtu.
Dhe bëre mirë që ike.
Tani le të rrinë si mut shqiptarët, kur ta kutojnë që ti nuk do kthehesh pa u bërë Republika e re”.