Kunati po analizon kontributet që mund të jap Jari në PD

4 Gusht 2017, 20:14Antena TEMA

Pas gatishmërisë së Jarit për t’u kthyer të punojë pa shpërblim në SHQUP, Kunati ka filluar të analizojë fushat ku mund të japë kontribut Jari.

Nga një studim i thellë i situatës në të cilën gjendet PD dhe duke njohur dhe aftësitë e Jarit, Kunati ka bërë gati një ofertë për kontributin e Jarit në selinë e SHQUP.

Duke qenë ish- oficer, ai është dy herë legjitim në rikthimim në shtëpinë e oficerëve.

Atij i takon vendi i nderit edhe si ish- ushatarak në pension, edhe si ish- demokrat në pension.

Për këtë arsye, është menduar që në një nga kafenetë e SHQUP të kriohet tradita për  “Një kafe me Jarin”.

Nga ora 07:00 deri në orën 10:00 paradite, kafja do të jetë falas për këdo që pi kafe me Jarin dhe dëgjon përvojën e tij si ish- ushtarak dhe ish- demokrat.

Klientët mund të hanë dhe një briosh, ose biskotë falas.

Duke qenë se financat e PD janë dobësuar dhe pagesa për roje objekti është e shtrenjtë, Jari mund të merret me trajnimin e disa demokratëve vullnetarë, si roje godine.

Ai duhet t’i mësojë ata si të ndërrojnë turnet, si të qëndrojnë vigjilentë gjatë turneve, si të ndërrojnë qaforen dhe uniformën kur marrin dhe dorëzojnë punën dhe si të raportojnë për çdo ngjarje.

Jari duhet të dorëzojë në SHQUP, listën e personave të dekoruar në Presidencë, me qëllim që t’i thërrasim në takime në SHQUP, sa herë kemi nevojë për njerëz.

Numri i dekoratave të Jarit e kalon numrin e pjesmarrësve së një mitingu mesatar të PD.

Të dorëzojë në SHQUP kanatjeren zhapone, me të cilën bëri plazh tek “Rëra e Hedhun” në Shëngjin, kur i zuri shezlongun Rama në Dhërmi dy vjet më parë.

Ajo kanatjere do jetë model motivimi për të rinjtë dhe të rejat e PD që duhet të vënë sakrificën për PD mbi plazhin, në këto muaj të nxehtë.

Sa herë të merret ndonjë vendim të pyetet Jari, se si do t’i dukej Doktorit ky vendim.

Ai ka aftësinë ta kuptojë më mirë se të gjithë, nëse Doktori do jetë i kënaqur, apo jo nga kjo gjë.

Pra, në një farë mënyre të pëdoret si “qen me erë” për nuhatje të pozicioneve politike.

T’u japë mësime pleqve pensionistë demokratë që vijnë për kafe në SHQUP, se si të mbijetojnë në kushte të vështira për të ecur, pa përdorur shkop apo paterica.

Të përgatis urimet e PD për Vit të Ri, për Krishtlindje, Pashkë dhe Bajram të Madh e të Vogël, për shkak të talentit që ka treguar duke formuar urime në formë vjershash me plot humor dhe lumturi mes tyre.

Call Center-i i PD, të krijojë një linjë jeshile rrëfimesh me Jarin, ku çdokush që telefonon, të dëgjojë matanë telefonit thirrjen “Bujari ju dëgjon”.

Kështu demokratët mund të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre duke menduar se po rrëfehen tek Bujari.

Kjo do të ndihmojë PD të kuptojë si i ka punët në bazë dhe a ka përparuar grupi armiqësor.

T’i jepet një zyrë në kat të parë tek ish- salla e Këndit të kuq, si ish- ushtarak dhe ish- demokrat.

Zyra të ketë një tualet për njerëz me aftësi të kufizuara, duke u ardhur në ndihmë dhe moshave të thyera që vijnë në SHQUP.

T’i premtohet që sallës qëndrore të SHQUP do t’i vihet emri i Jarit.

1 komente në “Kunati po analizon kontributet që mund të jap Jari në PD”

  1. Kapedani says:

    Dhe kenga Baftjar Baftjar te kendohet Bujar Bujar ti je nje cope Kar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje