Kunati në kërkim të zjarrvënësve si “opozitë e vërtetë”

6 Gusht 2017, 21:00Antena TEMA

Pas zjarreve të shumta që po shkretojnë pyjet e Shqipërisë, Kunati ka filluar të shqetësohet për mundësinë e ekzistencës së një opozite ilegale, të vërtetë, e cila mund të konkurrojë opozitën e Lulit.

Mënyra se si zjarret ndizen në çdo rreth njëri pas tjetrit, si me grafik, e ka shtyrë atë të mendojë se një dorë po koordinon gjithë këtë operacion, dhe kjo është jashtë kontrollit të opozitës së Lulit.

Për këtë, ka thirrur urgjent në takim ministrin teknik të Rendit dhe i ka vënë këto objektiva:

E para, të hetojë kush janë zjarrvënësit, t’u dërgojë atyre mesazhe miqësore, të hyjë në kontakt dhe t’ia japi emrat opozitës.

Pastaj opozita do t’ia kalojë Mul Nokës, dhe ai do t’i angazhojë në sektorin e rezistencës.

E dyta, të hetojë se mos zjarrvënsit kanë lidhje me LSI.

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do ishte një katastrofë për partinë e Lulit, pasi konkurrenca do të bëhej e fortë dhe LSI, do të kishte në dorë një armë të fuqishme për t’i vënë zjarrin Shqipërisë kur të dëshironte.

E treat, dhe më kryesore, duhej bërë kujdes që të hetohej se mos zjarrvënsit janë pjesë e ndonjë opozite ilegale, që po përgatitet të nisë luftën në shtator.

Nëse kjo do ishte e vërtetë, atëhere do ishte një lajm shumë i keq, pasi do të linin në hije opozitën e Lulit.

Pasi i ngarkoi ministrit teknik të hetonte këto tri pista, Kunati u ul dhe përpiloi një deklaratë për shtyp, ku deklaronte se qeveria po djeg pyjet dhe malet, se do të hapë tokë për kanabis vitin që vjen.

Pas çerek ore i telefonon ministri teknik.

-Hë, zbulove gjë, i tha Kunati?

-Jo shef, u dëgjova ju dhe mendova që e kishit zbuluar, i tha ai.

-Po jo mo burrë, i tha Kunati.

Si nuk më kuptove një herë.

Unë do testoj çfarë mendon qeveria, ti testo çfarë mendon opozita.

Problemi është të gjejmë kush janë këta dhe më kë janë, që kur të thotë Luli në çadrën e re, “O plotëso kërkesat, o i vura zjarrin Shqipërisë”, të jemi të sigurtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje