Kunati u përgjigjet opozitarëve për zhdukjen e Lulit

8 Gusht 2017, 18:20Antena TEMA

Të dashur demokratë.

Disa zëra brenda opozitës po përpiqen të sulmojnë Lulin pse ka fikur telefonin dhe ka një javë që nuk është bërë i gjallë.

Të tjerë duan ta sulmojnë, përse i bën pushimet në Hollandë.

Kam një sqarim për të gjithë këta njerëz cmirëzinj.

E para, dua t’u them se kur njeriu merr pushimet, e ka të nevojshme të pushojë seriozisht, pasi pushimet gjysmake dhe aktive jo vetëm që nuk të shlodhin, por të bëjnë më keq.

Këta që duan të mirën e opozitës, duhet të ndjehen mirë që ai ka vendosur të bëjë pushime të plota, të thella dhe shlodhëse.

Shkenca ka provuar se pushimet gjysmake ndikojnë keq tek liderët politikë, i bëjnë ata agresivë dhe arrogantë.

Shembulli konkret është Edi Rama, që vjen vërdallë nëpër vapë.

Shikoni sa gafa bën duke mos bërë pushime.

Nga ana tjetër, dua t’u shpjegoj pse Luli bën pushime modeste.

Në traditën tone, d.m.th dhe të Lulit, ne nuk pushojmë kurrë në resorte apo hotele luksoze, por në shtëpitë tona.

Më lehtë na bie të blejmë një shtëpi aty ku është vend pushimesh, se të harxhojmë lekët nëpër hotele.

Kështu, kur pushojmë në Shqipëri, kemi vilën tonë në “Laguna Blu”, e pushojmë atje.

Kur pushojmë në Hollandë, po ashtu kemi shtëpinë tonë.

Sa për dijeni, kur pushon në shtëpi tënde në Hollandë, ke leverdi të madhe.

Përveçse nuk harxhon për fjetje, bën pazar në supermarketin e lagjes, ku çmimet janë shumë të lira.

Dhe kafen mund ta pish aty në lagje, dhe nuk është njësoj me çmimin që e gjen në një resort buzë detit.

Plus shto faktin që Hollanda ka shumë lule dhe në këtë muaj gushti kur po digjet bota, është shumë freskët.

Kjo na ka shtyrë që pushimet t’i bëjmë në Hollandë.

Internetin nuk e kemi lidhur, pasi kishte mbaruar kontrata më 20 korrik, por ne ishim të zënë me zgjedhjet në PD dhe nuk i njoftuam në kohë.

Tani shpresojmë ta lidhim dhe atë.

Digitalbi po ashtu ka mbaruar abonimin, por i bëmë një sms dhe do na e lëshojnë sinjalin.

Kështu që të gjitha gjërat besoj do rregullohen shpejt.

I juaji, Kunati!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje