Pas një përpjekje një vjeçare, më në fund ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka arritur të bindë Fevzon të bëhet konsull nderi i Kosovës në Shqipëri.
Fillimisht Fevzo e ka kundërshtuar prerë kërkesën e ardhur nga Kosova, pasi tha që më parë ka refuzuar kërkesa të tilla nga qeveria e SHBA, Mbretëria e Belgjikës, Republika e Francës dhe ajo italiane, të cilat kanë qenë të interesuara për emrin e tij.
Biles si argument, Fevzo i çoi Enver Hoxhës dhe tekstin e një sms që i kishte nisur Rex Tillerson, sekretari i Shtetit, ku i lutej të pranonte këtë detyrë në Shqipëri.
Në tekst shihej qartë që Fevzo e kishte refuzuar me arsyetimin se është shumë i ngarkuar me festimin e 20 vjetorit të emisionit dhe se ka besim te ambasadori Lu, që e mbush këtë boshllëk.
Por Enver Hoxhaj më në fund arriti ta bindë.
Në një letër prekëse për Fevzon, ai shkruan:
“I dashur Fevzi!
E di që ke shumë obligime të rëndësishme dhe ke refuzuar oferta nga shtete me renom ndërkombëtar, por propozimi ynë vlen si gjest historik dhe jo si protokoll i rëndomtë diplomatik.
Ti na duhesh si konsull nderi i Kosovës në Shqipëri, pasi Kosova ka gjithnjë nevojë me e pas mirë me qeverinë e Shqipnisë, kushdo me qenë kryeministër.
Siç dihet, shpesh ne të Kosovës, kemi hy në konflikt me ata të Tiranës për arsye ideologjike, dhe ka ndodh që nuk ka pas komunikim të mirë.
Por siç e ka thënë filozofi i njohur Jurgen Habermas, arti i kompromisit buron nga koka të rrumbullakta.
Për këtë arsye mendoj se duke të zgjedh ty si konsull nderi në Tiranë, Kosova ka siguruar kontinuitetin e marrëdhënieve të mira me çdo qeveri të Tiranës, në të gjitha kohërat.
Unë të jap fjalën personalisht, por dhe në emër të zotit Pacolli, si ndërmjetës me renom ndërkombëtar, që në çdo takim që do kemi me presidentin Trump, kryeministren britanike, atë francez dhe italian, do t’i sqarojmë se fakti që ju keni pranuar Kosovën para tyre, ka lidhje me rrethana tërësisht specifike, që një figurë kaq e madhe e shoqërisë shqiptare kërkon të vihet në shërbim të Kosovës.
Nga ana tjetër, ju do të keni lehtësirat tuaja si konsull nderi, pasi mundeni me nxjerrë nga Kosova në Shqipëri pa doganë, speca, boronica, fli, qofte të Sulës dhe suxhuk, dhe mundeni të fusni nga Shqipëria në Kosovë, shalqi, portokalle dhe vaj ulliri.
Ndryshe dhe nga çdo procedurë tjetër për emërimin e konsullit të nderit, në rastin tënd nuk po i marrim leje qeverisë shqiptare, por ju personalisht, pasi jemi të sigurtë se qeveria shqiptare as që do të mendohet dy herë për këtë akt tuajin të lartë patriotik.
Duke të shprehur konsideratën time të lartë, më lejoni t’iu bëj me dije, se përgjigjia e juaj ka rëndësi jo vetëm për të sotmen e Kosovës, por dhe të ardhmen e saj, pasi me pranimin tuaj ne kemi siguruar faktikisht njohjen e sigurt ndërkombëtare të Kosovës.
I juaji, Enver Hoxhaj!”
Ahahaha.sa kam qeshur…..
Hahahahaha….
Fevzo apo Blendi Fevziu eshte nje plehre apo me mire njé mut serbi ne Kosove. Kush e njeh ate dhe mbare xhistin e tij nuk do mundohej dy here por do ti fuste rroçken ne goje apo prapanice.
ja si erdhen kohet: Nje edepsez si puna che geni i Blendi Fevziut te behet Konsull Nderi, e ku pra ne Kosove, ne vendin qe te paret e tij i kane bere mutin jo vetem asaj, por mbare Shqiperise?!