Policia jep sqarime për gurin tek “Kalaja” në Vlorë

12 Gusht 2017, 18:29Antena TEMA

Sot paradite rruga nga Vlora në Radhimë u bllokua, pasi një gurë u shkëput nga masivi shkëmbor, tek vendi i quajtur “Kalaja”, dhe rrezikoi jetën personave te një makine.

Pas kësaj, rruga u bllokua për gati tre orë dhe policia bëri sqarimin e mëposhtëm:

“Të dashur qytetarë!

Sot paradite një masiv shkëmbor u shkëput nga shkëmbi mëmë në rrugën nga “Uji i Ftohtë” në Radhimë dhe bllokoi rrugën.

Ai dëmtoi lehtë një veturë, por nuk shkaktoi dëme në njerëz.

Policia bllokoi rrugën nga të dy anët.

Në bazë të kodit rrugor, shkaktari i aksidentit nuk duhet të lëvizi nga vendi derisa të mbarojë ekzaminimi i plotë i arsyeve të aksidentit.

Për këtë arsye, ne e kemi mbajtur shkëmbin rreth tre orë të izoluar, duke bërë gjithë inspektimet e mundshme, lidhur me aksidetin dhe shkaqet që e shtynë të bënte atë.

Nga analizat tona rezulton se shkak i aksidentit ishte grindja mes shkëmbit të shkëputur dhe shkëmbit mëmë.

Shkëmbi mëmë pretendonte se shkëmbi i shkëputur, i qe bërë barrë për shumë kohë dhe kishte vendosur ta ndante nga shtëpia.

Sherret e tyre të fundit kishin qenë lidhur me pjesën që duhet të merrte me vete shkëmbi që do shkëputej dhe kjo reflektohej dhe në copat e tjera që shoqëruan shkëmbin kur u shkëput.

Kjo na bindi se ndarja nuk ishte bërë paqësore.

Nga ana tjetër, policia hetoi me detaje pozicionin ku kishte rënë shkëmbi dhe lidhjet e mundmshme, ose ndonjë konflikt të vjetër me pasagjerët e veturës që dëmtoi.

Nga hetimet tona, rezultoi se nuk kanë njohje të vjetër dhe se vetura e të dëmtuarit i përket dikujt që e ka pas për herë të pare kalimin në atë rrugë.

Dyshimet tona kishin të bënin me faktin, se mos i dëmtuari kishte urinuar ndonjëhere tek shkëmbi dhe ai ja ka mbajtur mend këtë poshtërim.

Pasi verifikuam dhe listën e konfliktit, na u desh të verifikojmë përbërjen dhe origjinën e shkëmbit, për të provuar shkencërisht që ai i përkiste shkëmbit nga ku ishte shkëputur.

Kjo, pasi në atë zonë ka disa gojdhëna që ka shkëmbinj të shenjtë, pasi ka kaluar Kuz Baba dhe ku ka shkelur ai, ka shenjtëruar shkëmbinjtë.

Nga verifikimi i shenjave të këmbëve të shkelura në shkëmb, na rezultuan vetëm gjurmë çizmesh, që i bie të jenë skafistë, ose peshkatarë.

Pasi kemi grumbulluar gjithë provat e mundshme dhe jemi bindur se shkëputja  e shkëmbit ishte një konflikt i tij me shkëmbin amë, kemi thirrur një fadromë dhe ka marrë shkëmbin, duke e shoqëruar në komisariat për verifkime  të mëtejshme.

Brenda tre orësh ne arritëm ta hapim rrugën dhe plazhistët të shkojnë të lumtur në plazhet ku ishin nisur”.

2 komente në “Policia jep sqarime për gurin tek “Kalaja” në Vlorë”

  1. DinPak says:

    Me gjithe mend ky “sqarim” ka dale nga policia, sepse duket sikur ka dale nga parodistet e Vlores.

  2. Raimond vlonjati says:

    Shif mor ti shoki

    Ai gur ra aty ne ruge per te sabotuar punen e shjelqyer qe ben Timonieri i madh ne Vlore

    Nuk ka asnje dyshim se ate gur e ka shtyre Sala te bjere ne ruge ,
    qe te tregoje se qeveria ne Vlore i ka kthyer ruget ne rrugica

    Sabotojn mor vella , sabotojne punen e mire qe ben Rama

    Shif ne Lungonare , ke qef te udhetosh me makine , se udheton me nge
    Do 5 ore te pershkosh Lungomaren me makine qe esht nja 3 km ruge , te duket sikur po shkon ne varrim

    Punon me tru mor shoke ky Timodhjeri juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje