Ministrja Karabushi ka paraqitur sot dorëheqjen me kusht nga kabineti qeveritar, duke e kushtëzuar atë me disa pika që duhet t’i sigurohen në të ardhmen e afërt:
“Zoti kryeministër!
Po detyrohem të jap dorëheqjen nga posti im zyrtar, të cilin e kam fituar me djersë dhe dinjitet në mënyrë legjitime.
Siç kam lexuar në një libër me titullin “Fjalor”, “Dorëheqja” është largimi me hir a me pahir nga pushteti, nga një detyrë zyrtare etj.
Ka disa forma të saj.
Shpesh herë thuhet filan ministër dha dorëheqjen, në disa raste të tjera thuhet paraqiti dorëheqjen, kurse në rastin tim duhet të thuhet pranoi dorëheqjen.
E them këtë, pasi unë pranova të dorëhiqem pas një beteje legjitime që përmbylli detyrën time në këtë vend pune dhe që ka të bëjë me dinjitetin e ministrave shqiptarë.
Unë jam e para ministre në historinë e këtij vendi që u përpoqa t’i kthej dinjitetin kësaj zyre, duke mos pranuar të ul standartin e një ministri dhe të përfundoj moteleve të një katundi si Gjakova.
Bjerrja e dinjitetit të ministrit shqiptar, kishte nisur me kohë, por Rilindja po e çonte në ekstrem.
Unë kam fakte të pakundërshtueshme që ministrat e Rilindjes kanë shku me autobus deri në Prizren dhe janë kthyer përsëri me autobus, pasi nuk kanë dinjitet dhe kanë pranuar gjithfarë kushtëzimesh.
Unë nuk e lejova këtë, dhe për këtë jam krenare.
Pranova sot të jap dorëheqje me kusht, që akti im të kthehet në precedent kombëtar dhe të vendos një standart të ri të ministrit të Arsimit, që ai nuk mund të flejë në hotele me më pak se pesë yje.
Ky është kusht i panegociueshëm.
Nëse kjo nuk realizohet, unë do ta anulloj dorëhqjen time.
Kushti im I dytë ka të bëjë me zëvendësministrin që duhet t’i delegojë kompetencat.
Ai duhet të paraqitet çdo ditë në hotel Plaza në Tiranë, i vetmi hotel me pesë yje që kemi dhe të më raportojë për punët e Ministrisë.
Dua një raport të hollësishëm çfarë bëjnë zyrtarët aty, me kë pi kafe sekretari i Përgjithshëm, çfarë thonë drejtorët në kafe për mua dhe të më raportohet për çdo pagesë që bëhet.
Kjo është e panegociueshme.
Kushti im i tretë është që zyra të rrijë e mbyllur dhe të mos shkelë asnjë njeri brenda saj.
Pastruesja të hyjë çdo ditë në orën 09:00, por të bëj kujdes të mos ujit lulen në dritaren e majtë pasi është artificiale dhe bën pis tapetin.
Unë e kuptova vonë pas dy javësh dhe bëra pis vendin për ca kohë me ujë, pasi siç lexova në një libër, lulet artificiale nuk e thithin ujin.
Këtë e kuptova vonë.
Për këtë dua raport ditor.
Edhe ky është një kusht i panegociueshëm.
Kushti im i katërt, është që shoferi im të jetë në dispozicion tim gjithë këtë kohë dhe të mos urdhërohet nga askush tjetër.
Tollonat e benzinës të vijë ti marr çdo ditë tek unë në hotelin me pesë yje ku pres takimet e mëngjesit.
E fundit që kam për ju dhe që është po ashtu e panegociueshme, është që të sanksionohet në V.K.M. që unë të vazhdoj të thirrem ministre dhe pas datës 9 shtator, dhe të konsiderohem ministre në dispozicion sa herë të ketë zgjedhje.
Fjala vjen, duhet të jetë e qartë që tani, që para zgjedhjeve lokale më 2019, duhet të rikthehem ministre dhe po ashtu para zgjedhjeve të tjera më 2021.
Kjo duhet të jetë një traditë që vazhdon.
Nëse nuk më garantohen këto kushte, më vjen keq t’iu deklaroj se dorëhiqem nga dorëheqja dhe nuk pranoj më asnjë kusht nga ju”.
FALENDERIME AUTORIT PER TE GJITHA SHKRIMET E “ANTENES”.NA CLODHE.
JE I MADH.