Ministrja Karabushi, ka bërë një notë proteste drejtuar Republikës së Kosovës, lidhur me trajtimin e saj në një hotel në Gjakovë.
Në notën e protestës thuhet:
“I nderuar president i Republikës së Kosovës!
Zoti kryeministër!
Po ju drejtohem ju, si autoritetet më të larta të Kosovës, për një keqtrajtim që më është bërë në Gjakovë gjatë javës që shkoi.
Disa organizatorë të një Seminari për mësimin e diasporës më ftuan të jepja kontributin tim.
Pyeta stafin tim “sa i kemi dietat për Kosovë?”
-Njësoj si jashtë shtetit, më thanë.
-Epo mire, ikim, u thashë.
Bëmë gati valixhet, morëm kostumet dhe gjithë garderobën e denjë për një udhëtim luksoz, dhe u nisëm.
Kur çfarë të shikojmë!
Hoteli ishte një ndërtesë e vogël, që nuk kishte as tre yje.
Ne kur dalim jashtë shtetit flejmë në hotele me pesë yje, me vaska ari me hidromasazh dhe spa të mirë.
Po nuk besoni, shikoni Facebook-un e vajzës sime.
Hymë në hotel, dhe na pyeti recepsionisti:
-Sa orë do qëndroni?.
I thashë nuk jemi për me orë, do rrijmë një natë.
-Ah, për një natë ndryshon çmimi, tha, se për një orë e kena dhjetë euro.
Nuk e kuptuam këtë në fillim, por më vonë e morëm vesh që ai ishte çmim për dëfrim seksual.
Kjo na mërziti shumë, pasi nuk mund të trajtohemi gjithsesi me atë çmim.
Justifikimi se gjakovarët janë kurnacë dhe kanë çmime të lira nuk qëndron në këtë rast, duke pasur parasysh dhe performancën e stafit.
Pasta erdhën skandalet e tjera.
Dhoma ishte e ngushtë dhe tualeti nuk kishte bide, por vetëm një dush në këmbë, me mushama.
Lavamani ishte i vogël dhe nuk kishe ku të lije veglat e tualetit.
Mua më ra rimeli në vrimë të lavamanit dhe se kapa dot, se ishte hequr tapa.
Pastaj kur rashë të flija në krevat, pashë që çarçafët ishin basëm poliestër turke dhe më bënë alergji në kurriz.
Gjithë natën pa gjumë.
Në mëngjes kërkova a ka masazh hoteli, se nuk ndihesha mire, dhe ai recepsionisti më tha:
-Ti shoqe s’ke pagu me orë, ke pagu gjithë natën, le të të dalë zot ai që ka pagu.
Prapë se kuptova, por më vonë e mora vesh ku e kishte fjalën.
Kjo më detyroi të shkoj me vonesë në seminar.
Aty pashë që edhe stafi im ishte pa gjumë.
Unë isha pa lyer dhe ndjehesha shumë keq.
Në takim ishin ca shqiptarë emigrantë nga diaspora, që më kërkonin mua llogari për gjëra pa lidhje.
U detyrova t’iu them se “ju nuk më keni plotësuar mua kushtet elementare në hotel, doni që unë t’u plotësoj kushtet elementare të arsimit në diapsorë”.
U çova dhe ika me shije të keqe.
Kur dola jashtë, njëri më ndoqi pas dhe më tha se Gjakova është qytet martir, se ai është djegur nga serbët etj, broçkulla si këto, ndaj nuk ka hotel të mirë.
Pastaj shtoi, se kur fle në hotel në Gjakovë, të thonë katunar, dhe është turp me fjetë, ndaj janë hotele të këqinj.
Po ju drejtohem juve të merni masa ndaj këtyre organizatorëve.
Ata nuk kanë fyer thjeshtë ministren Karabushi, por personalitetin e ministrit të Arsimit.
Shpresoj t’i pushoni të gjithë nga puna, dhe të më raportoni deri më 9 shtator, sa jam në detyrë.
Ndryshe do më detyroni të prish marrëveshjen e arsimit mes Shqipërisë dhe Kosovës”.
Hahahahaha. Fenomenale!
Karabushi dmth Gelbaza
Nuk eshte e para urojme te jete e fundit.
Z.Ministre,me vjen keq qe se keni ditur se keta te gjore gjakovare,jane pederaste,spiuje dhe tradhetare te Kryekriminelit partisan,Fadil Hoxha dhe lenjes se Kosoves nen okupimin serb.Ata edhe sot jane lokalist dhe te piste si njerez egoist.
Hahaha ma sei davvero incredibile