Ministrja Karabushi zbulon arsyet përse u dha dorëheqja më 17 gusht

17 Gusht 2017, 19:06Antena TEMA

Një polemikë e madhe ka shpërthyer në vend, përse ministrat teknikë kanë vonuar kaq shumë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ministrja Karabushi ka dhënë shpjegimin e vet për këtë vonesë, duke e argumentuar me një sërw faktesh:

“Të dashur demokratë!

E di që shumë prej jush janë ende të hutuar përse ne nuk dhamë dorëheqje menjeherë pas 25 qershorit.

Lexoni me kujdes këto fakte dhe do të bindeni, se ne kishim të drejtë.

Pikë së pari, ne pritëm datën 17 gusht, pasi është një datë simbolike.

Më 17 gusht mbushen tre muaj plot nga nata e cila ngjizi karrierën tonë si ministra teknikë.

Më 17 maj 2017, në një sallë modeste të Kuvendit të Shqipërisë, Lulzim Basha arriti t’i marrw Edi Ramës 7 ministra dhe dhjetë drejtorë, për dy orë bisedë.

Kjo datë do të hyjw në historinë e demokratëve, si fitorja e tyre më e madhe, si beteja e fituar pa hedhur asnjë fishek, vetëm falw zgjuarsisë së Lulit.

Ne ja kishim borxh Lulit dhe gjithë demokratëve, të prodhonim një kalendar simbolik për këtë datë dhe vendosëm të prisnim datën 17 gusht, për ta bërë këtë.

Do të pyesni ju përse nuk zgjodhët 17 korrikun?

Nuk e zgjodhëm për arsyen e vetme, se edhe sipas Kodit të Punës, kontratat më të shkurtra të punës janë tre mujore.

Ne nuk mund të fyenim marrëveshjen e Lulit si një gjë pa vlerë.

Do të duhej doemos t’i jepnim kuptim asaj, për ta bërë së paku tre mujore.

Nga ana tjetër, me këtë akt, ne i kemi dhënë një zgjidheje dhe të ardhmes së opozitës dhe pushtetit në këtë vend.

E di që shumë prej jush janë të shqetësuar që PD mund të mos fitojw më zgjedhjet.

Por ne kemi një zgjidhje për këtë.

Në raportin tonë përfundimtar, ne kemi sugjeruar që në fillim të çdo viti zgjedhor, pra në 1 janar të çdo viti zgjedhor, PD të marrw gjashtë muaj mbi gjysmën e qeverisë.

Këtë mund ta kushtëzojw me mos hyrjen në zgjedhje.

Edi Rama do trembet dhe do të detyrohet të na i japw.

Kështu, ne mund të mos fitojmë, por ama çdo dy vjet ne jemi gjashtë muaj në qeveri, që i bie një vit brenda një mandati qeverisës.

Kjo nuk është pak.

Kështu së paku mbahen hapur shpresat për pushtet dhe bëhet një lloj gjimnastike për pushtet.

Me lejoni po ashtu t’iu them, se duke qëndruar tre muaj në qeveri, ne na njihen këto si vite pensioni, dhe përfitojmë po ashtu një rritje të tij prej 0,25 për qind nga ai normal, pasi quhemi ish- ministra.

Por nuk është vetëm kjo.

Leja e zakonshme e vitit tjetër na takon jo më 21 ditë, por tridhjetë ditë, pasi duhet të trajtohemi me statusin e ish- ministrit, që nuk kemi pushuar sivjet.

Pasaporta diplomatike që kemi do të ruhet dhe për dhjetë vjet të tjera, ndërsa duke qenë tre muaj ministra, ne mund të krahasohemi me shumë ish- ministra politikw në Shqipëri, që nuk kanë ndenj më shumë se tre muaj në detyrë, edhe pse nuk ishin teknikë.

Po t’u shtosh gjithë këtyre, dhe faktin që ne u futëm në qeveri për të ndalur vjedhjen e votave, dhe arritëm në përfundimin zyrtar se votat e u vodhën, vlera e këtij akti është shumë e madhe.

Ky qëndrim nga ana tjetër ka ruajtur dhe konstuktivitetin e PD dhe vet liderit Basha, pasi ai nuk ka nevojë të fëlliqet dhe të denoncojw në KQZ vjedhjen e votave, por atë e bëjmë ne.

Kështu dhe imazhi i PD ruhet, dhe denoncimi bëhet.

Gjatë këtyre muajve, ne jemi përballur dhe me sakrifica të rënda, me vuajtje të mëdha nga regjimi në fuqi dhe aleatët e tij në rajon.

Mjafton të kujtoj atë që më bënw mua në Gjakovë, ku nuk më çuan në një hotel me pesw yje, por në një motel, me qëllim që të më etiketonin si ministre motelesh.

Siç e keni parw, unë e demaskova fuqishëm tentativën e tyre.

Pra, ne jemi krenarw që më në fund ja dolëm.

Mirupafshim më 1 janar të 2019, kur duhet të kthehemi përsëri, se është vit zgjedhjesh”.

1 komente në “Ministrja Karabushi zbulon arsyet përse u dha dorëheqja më 17 gusht”

  1. andoni says:

    Kjo duhet te jete fycke nga mendja.Turp per Shqiperinen dhe shqiptaret per keto mostra qe Ka,ka,ka
    Por ske ci bene me down sindrome

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje