Kunati konsultohet me vjehrrin e Lulit, për Gramozin

29 Gusht 2017, 20:40Antena TEMA

Kunati është vënë në siklet nga presioni për të bërë protestë kundër Gramozit që po zgjidhet kryetar Kuvendi. Meqë babai i tij e ka pas shok të ngushtë dikur Gramozin, vendosi ta pyesë atë se çfarë qëndrimi duhet të mbajë.

-Nuk di ç’të them, por e kemi pas mik shtëpie. Ka qenë dhe në dasmën e Lulit. U ka mbajtur në prehër ty dhe nusen e Lulit, – i tha babi.

-E di e di e mbaj mend,- tha Kunati, por tani është politikë, s’di si të bëjmë.

-Epo s’di si të them, por dhe xhaxhain tim që u mërzit me demokracinë dhe formoi Partinë Komuniste ai e qortoi. I tha rri me socialistët se do të hajë ujku vetëm. Dhe i doli fjala. Na e arrestoi Saliu xhaxhain. Ishit në shkollë atëhere.

-E di e di,- i tha Kunati, por është puna si ta kalojmë këtë ditën e parë në Kuvend.

-Po kalojeni si të doni. Mua më vëni televizorin në dhomë të gjumit ta shikoj për qejf, ju shikojeni ku të doni.

-Jo nuk e kam fjalën në shtëpi, se ne në shtëpi e respektojmë të gjithë, por po them tek partia.

-Ça të them unë biro, bëni si të doni. Por ta dini se koalicioni i parë mes PS e PD, nuk ka qenë ky i Lulit me Edi Ramën, por imi me Gramozin. Harrove që kur u kisha në shkollë në Hollandë u thashë që po kap një vend pune të mirë?

-Po,- i tha Kunati.

-E pra do më regullonte Gramozi tek AMA kryetar, por i bënë puçin aty brenda.

-Po mirë o ba e di që e kemi mik po si t’ia bëjmë ditën e parë në Kuvend.

-E thjeshtë fare. Bojkotojeni Kuvendin dhe shpëtoni nga sikleti.

-Po duhet të hapë Doktori Kuvendin si deputeti më i vjetër.

-Ndryshoni kriteret dhe shpëtoni,- i tha.

-Si t’i ndryshojmë?

-Dëgjo mua. Thoni që Kuvendin do ta hapë deputeti me më shumë vite në Kuvend, jo deputeti më i vjetër. Se deputet më i vjetër pas Saliut i bie Tritani dhe Halim Kosova. Kështu nxehet Doktori dhe nuk vini fare në Kuvend.

-Jo nuk është e sigurt,- tha Kunati. Mund të vijë. Duhet të gjejmë diçka tjetër.

-Atëhere thoni që Kuvendin do ta hapë Komunisti më i vjetër. Kështu i bie tamam. Doktori ka hyrë në parti më 1968, Gramozi më 80. Kështu që i thua Doktori këtu je kaluar Gramozit. Do nxehet e nuk do vijë.

-Kjo po,- tha Kunati, mund të funksionojë.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje