Kunati shpreh solidaritetin për “jevgjit” që ofendoi zëvendëskryeministrja

28 Gusht 2017, 20:58Antena TEMA

Kunati vendosi dje të bënte një hap para në sulmin ndaj zëvendëskryeministres së re të Edi Ramës. Dikush u kujtua që ajo kishte bërë gafë ditën e zgjedhjeve, duke i përshkruar si jevgj, pjestarët e komunitetit rom në Shkodër, dhe ky ishte një rast i mirë për Kunatin të bëhej solidar me ta.

Dilema e parë që pati ishte se si t’u drejtohej.

-Mirë që kjo ka bërë gafë,- tha Kunati,- por unë si t’u drejtohem, se ne jevgj i themi me njëri tjetrin.

-Jo,- tha Grigja. Unë me sa di janë dy kategori, komunitet rom dhe komuniteti egjyptian.

-E si thirret komuniteti rom, -pyeti Kunati. Dmth si t’u them “Të nderuar romanë, apo të nderuar romë?

-Mendoj se duhet t’u thuash të nderuar “romë”,- tha Grigja. Por duhet pyetur çfarë përbërje ka ajo lagje, romë apo egjyptian.

Atëhere vendosën të pyesin Voltanën në Shkodër.

-Ajo lagjia me jevgj në Shkodër, a janë romë a janë egjyptanë,- e pyeti Kunati.

-Ca di unë mor burrë ne jevgj i thona, – tha Voltana.

-Po po e di, por në televizor si u thua.

-Se di se s’kam shku ala ndonjëherë tek ajo lagje, por ca di unë i them si të duash ti.

-Jo më duhet ta di si i quajnë shkodranët?

-Po varet mor burrë, disa i thonë xax, disa jevgj, disa maxhup, ça di unë.

-Po romë ose egjyptian,- i thotë njeri?

-Jo mor burrë se nuk janë prej Romet këta. As prej Egjypti nuk janë. Këta janë denbabaden shkodranë.

-Po e di, por du me ditë origjinën se disa janë romë e disa egjyptian. Se du t’u bëj një letër.

-Ca letre me u ba mor, ata s’dinë me lexu se nuk shkojnë në shkolla.

-Po mirë du me u fol në emër të PD që t’u them se i ka fyer ajo zëvendëskryeministrja.

-Po ku e kanë pa ata mor burrë, s’kanë televizor.

-Po duhet të bëjmë diçka që t’i kemi me vete në zgjedhjet e tjera.

-Po mirë më sillni do thasë miell dhe ca fonde t’u bëjmë ca shtëpi e ua marrim do vota.

-Po me u thënë që numri 2 i qeverisë, u ka fyer se u ka quajtur jevgj, ndërsa ju jeni romë…

-Mos mar burrë se do t’i hutosh, e do thonë boll mira na paska fol, siç na flet tanë Shkodra.

-Po si t’ia bëjmë se na duhet patjetër një reagim,- i tha Kunati. Duhet ta lidhim diçka me këta komunistët që i kanë keqtrajtuar në çdo kohë jevgjit.

-Ca po di unë, por më kujtohet që ka pas qenë një këngë në kohë të komunzimit që e knonin këta jevgjit tek lagjia.

“Rroftë partia, rroftë Enveri

se Mehmeti desh na theri”. I ka pas zët shumë ai Mehmet Shehu.

-Po si mund ta modifikojmë këtë,- tha Kunati, se qenka e bukur.

-Po ja mundemi me thanë,

“Nuk na tremb Senada,

nuk na tremb Edvini,

ne nuk jemi jevgj,

jem si Lulzimi.”

6 komente në “Kunati shpreh solidaritetin për “jevgjit” që ofendoi zëvendëskryeministrja”

  1. AMY says:

    oh sa kam qeshur ! i madh je MERO BAZE !

  2. Pertej Fasades says:

    Mero, ne Shkoder jevgjve i thone magjype.
    Flm.

  3. Pertej Fasades says:

    komenti im i fundit ka qene 3 muaj me pare, ku doli i perseritur!? Eshte mire per ju mos jeni kaq mashtrues.

  4. Pertej Fasades says:

    Nuk me mbetet te them Ju dhjefsha gazetarine…

  5. Pertej Fasades says:

    Magjyp quhen ne Shkoder.

  6. Pertej Fasades says:

    Ndaloje komentin e pare. U nxeva se me thoshte kot koment i perseritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje