Reagimet e forta të opozitës dhe pozitës për qeverinë

27 Gusht 2017, 18:42Antena TEMA

Pas formimit të qeverisë së re “Rama 2”, pati një sër reagimesh nga aktorë të ndryshëm në skenën politike. Më pikante, natyrisht janë ato opozitare, por dhe ato brenda shumicës.

Lulzim Basha: Çfarë pret nga një shumicë, e cila i beson Parlamentin ish Ministrit të Brendshëm të qeverisë Fatos Nano, të cilët ju vranë katër demonstrues në Shkodër më 2 Prill 1991. Të më ishin vrarë mua si Ministër i Brendshëm katër demonstrues, do ikja nga politika. Një Ministër i Brendshëm, o vret vetë, o ikën nga detyra. Atij ia kanë vrarë, kurse unë u tregova vendin vetë më 21 Janar. Ky është ndryshimi.

Sali Berisha: Si mund të vendoset vajza e Llambi Gegpriftit Ministre për Sipërmarrjen. Por a e njihni ju të dashur shqiptarë, kush është Llambi? Ua them unë kush ësht!

E keni parë atë foton time në Drilon në varkë me fëmijët e Enverit dhe Lirinë? Po atë tjetrën në oxhak me fëmijët e Enverit dhe Lirinë? Natyrisht i keni parë. E gjeni dot kush mungon në atë foto? Ua them unë kush mungon. Llambi mungon, se ai ishte duke na bërë fotografinë. Si mund të vënë vajzën e një shërbëtori të fëmijëve të Enver Hoxhës dhe timit në kohë të diktaturës, ministre tani. Turp t’u vijë. Komunista.

Kaç Islami: Nuk e kuptoj si e durojnë socialistët e thjeshtë e të ndershëm Gramoz Ruçin, kryetar parlamenti. Mua më ka pas vendos Ramiz Alia kryetar Parlamenti më 1991 dhe mezi më pranuan në PD më 2013. Si mund ta pranojë PS dikë që e ka vënë Edi Rama më 2017.

LSI: Qeveria e re është një hakmarrje e Edi Ramës ndaj LSI. Ai u ka dhënë postet e LSI ministrave që blejnë vota dhe përdorin punësimet për pushtet politik, një praktikë kjo e dëmshme, ndaj së cilës LSI nuk do ta ndalë kurrë luftën.

Vangjel Dule: Një qeveri që ka shpikur çam dhe në Dibër e Peqin, nuk e kuptoj përse nuk ka shpikur një grek në qeveri. I vetmi shpjegim është se nuk ka grek aq budalla sa i duhet Ramës.

Taulant Balla: Ky fati im kështu qeka shkruar. Ca ministra mbajnë nga katër kunguj nën sqetull, unë të mbaj gjithë kungujt në Parlament në shpinë.

Erion Braçe: Pikë e zezë me këtë njeri. Më shumë vret mendjen si të më ngrejë nervat mua me qeverinë, se sa Sali Berishës.

Cac Angjeli: Unë mendova se pas aksidentit të tmerrshëm, ku ai përballoi përplasjen me autobuzin dhe dy vetura të tjera, Ahmetaj nuk do ishte më në qeveri. Por me sa duket Rama ka menduar, ky që nuk e rruajti nga tre makina as e rruan fare nga tre ministri.

Deputeti Ruli: Mua nuk më duket keq qeveria. Zakonisht gjysma e qeverisë është gjithmonë budallaqe dhe Rama ka menduar pse mos ti vë gra këto, që të jem në rregull.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje