Nerënxllari merr ekspertizën e Dylit për krimbat

25 Gusht 2017, 18:39Antena TEMA

Më në fund Nerënxllari ka siguruar ekspertizën e Dylit për krimbat e gjetur në qeset e frutave të thata, të cilat japin një shpjegim shkencor, përse ato lindin brenda qeseve, dhe përse janë të dobishëm për jetën e njeriut.

I thirrur nga Nerënxllari si ekspert ushqimor, Dyli, pasi ka parë që dhe AKU është dakord me ekzistencën e krimbave në këto qese, ka bërë një interpretim shkencor, përse gjithë farat e Nerënxllarit janë të ngrëna nga krimbat dhe si mbijetojnë krimbat brenda qeseve të mbyllura.

“I kam parë me vemendje qeset e botuara me krimba në shtyp dhe kam bërë verifikimet e mija.

Pas kësaj kam parë se shtypi ka një sjellje foshnjore ndaj krimbave dhe dëshmon injorancën e vet duke mos njohur rëndësinë e krimbave dhe fenomenin që zhvillohet brenda qeseve.

Siç dihet, qeset janë të mbyllura dhe mundësia për të marrë ajër është thuajse zero, përveç qeseve që mund të kenë ndonjë vrimë.

Qeset që mund të kenë ndonjë vrimë nga defektet, lejojnë që larva e krimbave në lajthi, arra dhe rrush të thatë, të zhvillohet ndjeshëm dhe të duket si ato në foto.

Pra, në këtë rast kemi pasur qese me vrimë dhe zhvillimi i larvës është bërë në kushte të shëndetshme.

Në rast se qesja nuk ka vrimë, por është e mirë izoluar, nuk ka shans të gjesh krimba brenda, por vetëm larva të vogla mikroskopike, që hanë cipën e pemëve të thata dhe bëjnë shpesh që ato të shpërthejnë dhe të coptohen.

Të gjithë ju që shikoni bajamet e ngrëna nga të dy anët, ose lajthitë e ngrëna, rrushin e prekur etj, jeni duke gabuar, pasi nuk është ashtu siç duket.

Ato nuk i kanë ngrënë krimbat e mëdhenj, por larva të vogla, të cilat janë të shëndetshme për organizmin e njeriut.

Pa ato larva, njeriu mund të humbasë imunitetin dhe të sëmuret nga lloj- lloj sëmundjesh.

Biles, sipas ekspertit Dyl, njeriu mund të jetojë gjashtë ditë pa bukë, po gjashtë ditë pa ato larvat nuk mund të ekzistojë.

Ekspertiza e zotit Dyl i është çuar një kopje AKU me zarfin përkatës dhe një kopje gazetarëve që ushqehen me fruta të thata”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje