Tre vjet pas vizitës së Papa Françeskut në sheshin “Nënë Tereza” do të mbahet një festë që do bashkojë sërish shqiptarët nga gjithë viset.
Fevzo do të organizojë në sheshin “Nënë Tereza” 20- vjetorin e emisionit të tij.
Në këtë aktivitet do të ketë dhe një muze virtual të Fevzos dhe jetës së tij.
I pari do të jetë një album fotografik i Fevzos që fëmijë.
Aty do të shikoni Fevzon në pelena, Fevzon në karrocë, Fevzon në kopësht, Fevzon në shkollë, Fevzon në Universitet, Fevzon gazetar dhe në fund, Fevzon në emision.
Pastaj do të shikoni fotot e Fevzos me të gjithë udhëheqësit nga Ramiz Alia deri tek Lulzim Basha.
Pastaj do të shikoni fotot e Fevzos në udhëtim.
Aty do të gjeni Fevzon në Safari, Fevzon në Afrikë, Fevzon në Savana, Fevzon në xhungël, Fevzon në Manhaten, Fevzon në Vietnam etj.
Pastaj do të keni librat e Fevzos, të cilat në shumicë janë intervista të zbardhura dhe shënime udhëtimi, plus disa biografi.
Pastaj vjen lista e të ftuarëve nga Kosova, Maqedonia, Presheva, Mali i Zi, arbëreshët, arvanitasit, komuniteti shqiptar i Argjentinës dhe përfaqësues të tjerë të diasporës.
Në fund vjen dhe lista e të ftuarëve zyrtarë në Shqipëri.
Fjalën e rastit do ta mbaj kryeministri Rama, i cili do të thotë:
-Në këto momente të vështira për Shqipërinë, kur po sulmohet figura e Skënderbeut dhe shqiptarët janë të ndarë reth tij, është gjë e mirë që Shqipëria po bashkohet rreth Fevzos.
E kam ditur që ky vend do ta nxjerrë gjithnjë një Skënderbe të ri, sa herë të ketë nevojë.
Fevzo është njeri i madh.
Ai punon sikur do jetë dita e fundit e jetës.
Për këtë ai ka menduar që ta lërë gati historinë e tij dhe të mos rrijnë studiuesit të gërmojnë çfarë ka bërë dhe kush ka qenë.
Me këtë rast, i ka bërë gati stendat e fotografive, biografinë, veprat dhe të ftuarit
Kështu, biografi i tij nuk do ta ketë të vështirë të shkruajë historinë e tij, se e ka gati.
I vetmi problem që ai ka, është se është gjallë dhe do rrojë gjatë.
Për këtë arsye do t’i duhet t’i ndryshojë vazhdmisht këto që ka bërë gati sot, pasi me kalimin e kohës ndryshojnë dhe miqësitë dhe mënyra se si duhet të hyjë në histori.
Dëgjova sot se në këtë ceremoni të organizuar në sheshin “Nënë Tereza”, nuk ka pranuar të marrë pjesë komuniteti mysliman, pasi nuk mund të rrijnë ulur para një shenjtoreje kristiane.
Edhe pse Fevzo nuk ka pasur asnjë nga tetë gjyshet kristianë, ai nuk u dorëzua.
Fevzo nuk ka pranuar që Nënë Tereza të mbulohet, pasi siç dihet, ajo dhe ashtu me shami në kokë ka pas ndenjë.
-Unë ja kam dal ta bashkëjetoj me çdo qeveri dhe çdo politikan dhe nuk mund t’ia lejoj vetes të mos kemi miqësi me çdo figurë historike, pavarësisht fesë, tha ai.
Të mbulosh Nënë Terezën në një aktivitet timin, është sikur të më detyrosh mua të flas keq për qeverinë, theksoi Fevzo.
-Ky do të ishte vërtet fundi i botës, përfundoi Rama.
Bravo “TemA” per kete perle duke e qare karakterin e ketij Faqeziut Blendi Fevziu, pjelle e se keqes turko-shqiptare!