Kunati i kundërpërgjigjet Ramës: Kryetari i Akademisë nuk e tregon formulën sekrete të punimeve shkencore

4 Shtator 2017, 20:08Antena TEMA

Pas debatit të Edi Ramës në distancë me akademikët për punë të zgjedhjeve në Akademi, Kunati ju kundërpërgjigj Ramës, duke dëshmuar se kryetari i sapozgjedhur ka kontributin e vet në shkencë:

“Zoti kryeministër!

Pretendimi juaj se kryetari i sapozgjedhur i Akademisë nuk është një shkencëtar i vërtetë, nuk qëndron.

Së pari, ky akademik është autor i tre teksteve shkencore mbi përdorimin e metodave matematike në ngritjen e peshave.

Librat përmbajnë njohuri të thella shkencore dhe algoritme interesante, që llogarisin se si duhet të hapësh këmbët, ku duhet t’i mbash duart, si duhet të bësh lëvizjen e parë, si duhet të rihapësh këmbët kur e ke shtangën në mes të trupit, si duhet të tërheqësh një këmbë pas për t’i dhënë shans ngritjes, si duhet të bashkosh këmbët për të çuar shtangën, dhe në fund, si të manovrosh për të mos këputur mish kur e hedh shtangën.

Librat janë të mirëpranuar si punime shkencore, të nivelit të lartë, por niveli në të cilin është sporti ynë, sot është i paaplikueshëm, pasi trajnerët nuk arrijnë të kuptojnë këto metoda shkencore në peshëngritje.

Shto dhe faktin që Federatën e Peshëngritjes e ka pas LSI dhe kjo ka bërë që të injorohen punimet e tij shkencore.

Nëse ne do t’i kishim aplikuar ato këto katër vite, Shqipëria mund të kishte bërë hapa të mëdha përpara në peshëngritje.

Ai ka mundur po ashtu të llogarisë dhe çfarë duhet të hajë peshëngritësi, sa herë duhet të bëj seks para ndeshjes dhe si mund të manovrohet me kufijtë e peshës për të dalë kampion.

Shumë shkencëtarë ndërkombëtarë e kanë marrë shembullin e tij për ta aplikuar në vendet e tyre dhe nuk ja kanë dal dot, pasi ai ka disa formula sekrete që nuk ua tregon.

Kështu që suksesi i tij është i kufizuar dhe tek suksesi kombëtar, pasi nuk e kuptojnë dhe tek suksesi ndërkombëtar, se ai nuk e tregon sekretin.

Ndaj sulmi juaj ndaj tij është i padenjë, ose vjen nga fakti që ia nuk ka pranuar të bëjë një libër shkencor siç është kosh me një goditje.

Por ai nuk është nga ata shkencëtarë që shitet për pak lekë.

Ndaj merri mbrapsht fjalët që ke thënë dhe paguaj paratë.

Ndryshe PD do fillojë protestat”.

3 komente në “Kunati i kundërpërgjigjet Ramës: Kryetari i Akademisë nuk e tregon formulën sekrete të punimeve shkencore”

  1. agolli says:

    IDIOT!!!!!!!!! komplete bashke me shkencetarin e ashtuquajur te academise
    Mjer Shqiperia per keta njerez??????????????????

    1. F.Agalliu says:

      Agolli! Mati fjalët kur të flasësh, ose ki mirësinë të heshtësh kur nuk ke çfarë thua. Gudar Beqiraj jo vetëm është një njeri i mrekullueshëm, por ka qënë edhe një matematikan i mrekullueshëm. Arritjet e tij shkencore, e kanë fillesën qysh në fillim të viteve ’70 në qëndrën e matematikës llogaritse të Akademisë së shkencave. Ka programuar në ndihmë të Gjeofizikës tërë programet për metodën gravimetrike të kërkimit për naftë e gaz. Është marrë me programim në një kohë kur njerzit nuk kishin parë kalkulatriçe, ai programonte në ALGOL për makrokompjuterin X2. Arritjet e tij kanë bërë që niveli i kësaj metode kërkimore të ngrihej në majat e shkencës për kohën. Për vite ka qënë drejtor i INIMA-s qëndrës së matematikës së aplikuar.Po, programoj dhe çoj në nivele botërore sportin e peshëngritjes. Çfarë ka këtu për tu ironizuar nga kjo rubrik gazete? Më vjen keq për Meron se ka përfunduar atë fakultet me të cilin Gudari ka bashkpunuar gjithë jetën që duket nuk ka pasur kontakt me arritjet shkencore të fushës ku ka studiuar.

  2. Koba says:

    Keni harruar Z.Agalliu dhe nje Kontribut te MADH te Z.Gudar Beqiraj.Ai ka zbuluar Hamamin e Mbretit Zog ne ndertesen aktuale te Akademise.,ne katin e dyte te saj.Ai e vrau shume mendjen se si ishte e mundur qe Mbreti Zog te mos kishte Hamam ne katin ku kishte dhomen e gjumit? Ai e gjeti se hamami ishte kthyer ne nje magazine ,nga Regjimi Komunist .Ai mori masa konkrete dhe e restauroi dhe modernizoj .Tashma kati i dyte i nderteses ka hamam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje