Kunati siguron Doktorin, për qëndrimin e Lulit ndaj Gramozit

10 Shtator 2017, 19:42Antena TEMA

Pas debateve të ashpra në grupin parlamentar të PD, rreth votave për Gramozin, u pa qartë se Doktori ishte mërzitur me Lulin dhe po dyshonte tek ai.

Pas kësaj Kunati vendosi ti shkruajë një letër Doktorit, ku ti shpjegojë arsyet përse Luli nuk e ka tradhëtuar Doktorin, edhe pse duket sikur është familjar me Gramozin.

“I dashur Doktor!

E pashë që sot në mbledhje u mërzite, pasi ty të duket sikur Luli është shumë miqësor dhe i butë me Gramozin.

Të them të drejtën, unë që e njoh mirë, të jap fjalën se ai është një nga armiqtë e vendosur të tij. Dhe ka shumë arsye.

Qysh kur është njohur me motrën time, kur ishin në gjimnaz, sa herë binte fjala për njerëz të njohur, motra i mburrej që kemi mik Gramozin.

Kur Luli donte të fillonte punë kamarier në Rinas më 1991, kur nuk të linin as të futje kokën, motra ia rregulloi me Gramozin pasi e ka shok mami dhe babi.

Kur Luli donte të ikte jashtë shtetit, motra nuk donte se i kishte dhënë fjalën babit, Gramozi, se do ta regullonte këtu. Kur ra VEFA më 1997, ne ikëm në Hollandë se nuk kishte çfarë të na bënte Gramozi.

Kur ziheshim andej për politikë dhe Luli thoshet që ky Doktori më pëlqen gjithmonë mërzitej, se ne i thoshim që Gramozi është më burrë.

Më 2004 kur babi donte të bëhej kryetar i AMA, (atëhere KKRT) si kandidat i Gramozit, Luli po plaste nga marazi, dhe u gëzua shumë kur disa depetutë socialistë bën koalicion me PD, kur kandiaturës Gramozit, dmth babait tim, dhe votuan Halil Lalajn. Ajo ka qenë rrjedhje votash masive nga PS në drejtim të PD.

Ne i dashur Doktor kemi shpëtuar nga Gramozi më 2005, kur u kthye Luli në Tiranë dhe u bë zyrtarisht me PD. Prej atëhere Gramozi nuk është më modeli ynë dhe Luli ka luftuar gjithë jetën të shkëputet nga modeli që ne i kishim imponuar në shtëpinë tonë.

Kjo që ndodhi sot është tragjike, dhe Luli nuk e ka dashur kurrë. Por fati është tregur i ashpër me të.

Të lutem mos u ndiko nga fakti që Grida dhe Salianji duan ta justifikojnë këtë me manipulim. Edhe ata e kanë nga dashuria për Lulin por e kanë pa hile.

Dua të më besosh që ne e vuajmë po kaq sa ti këtë gjë, por nuk dimë ta shprehim aq bukur sa ty.

I juaji Kunati”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje