Të nderuar demokratë!
Po bëhet shumë zhurmë në shtyp pas vendimit të Lulit për të shkarkuar këshilltaren e grupit parlamentar dhe sekretaren e grupit parlamentar, të cilat kanë aty për një kohë të gjatë.
Po dëgjoj lloj- lloj akuzash.
Ka disa që thonë, se i shkarkuam ngaqë kanë kërkuar dorëheqjen e Lulit pas humbjes.
Ka të tjerë që po thonë, se i shkarkuam ngaqë kanë mbështetur më parë Olldashin dhe tani kundërshtarët e Lulit.
Të gjitha këto janë shpifje.
Luli pasi dëgjoi me vëmendje intervistën e Doktorit në Qim-TV, filloi të reflektojë menjëherë.
Vërejtja më e rëndë që Doktori i bëri Lulit, ishte se këshilltarët e tij ishin dizastër.
Atëhere Luli vendosi të vepronte dhe gjëja e parë që duhet të bëjë në këto raste çdo njeri, është të shikojë se kush nga këshilltarët ka punuar keq.
Ne na rezultonte se këto dy zonjat kanë punuar shumë keq dhe kanë qenë shkak për humbjen e thellë të PD.
Atëhere me këtë rast ne menduam që edhe Doktorit t’ia plotësojmë dëshirën dhe të reflektojmë për dështimet tona.
Kështu që shkarkimi i tyre është në kuadrin e porosisë së Doktorit kundër këshilltarëve dizastër të Lulit.
Por nuk e lamë me kaq.
Ne morëm masa dhe ndaj këshilltarëve të tjerë të Lulit në PD.
Për shembull, Edi Lesin e çuam me ulje nga këshilltar shtypi në PD, në këshilltar shtypi në grup parlamentar.
Tani ai do të ketë punë me Mond Spahon, dhe maksimumi mund të marrë më qafë atë, jo Lulin.
Po kështu vepruam dhe ndaj ish- ministrit teknik, i cili nuk është angazhuar si duhet në fushatë.
Atë e çuam këshilltar ekonomik në Kuvend.
Në këtë kuadër, Luli u ka tërhequr vemendjen dhe këshilltarëve të tjerë part time të fushatës, siç është zoti Lela.
Ai e ka qortuar atë për fjalimin e dobët që i ka bërë zotit Agron Shehaj në Kuvend, edhe pse ai e ka paguar në rregull.
Herë tjetër e ka porositur t’i bëjë dhe leksione logopedie.
Të gjitha këto masa janë në kuadrin e reflektimit ndaj intervistës së Doktorit, i cili na e tha hapur dhe me dorë në zemër ku na çalon puna.
Por siç tha dhe Ai, tani e tutje duhet të ecim të bashkuar drejt fitores, natyrisht duke spastruar veten nga këshilltarët e këqinj.
Me respekt, Kunati.