Sali Berisha: Jemi këtu para memorialit të Azemit për t’u betuar se do ta çojmë deri në fund idealin e tij politik.
(Kunati pyet ish- deputetin Ruli: Ti e ke njohur nga afër Azemin. Çfarë ëndërronte ai, që ta bëjmë realitet ne?
-Të hiqte qafen Doktorin nga pushteti, biro. Po mos u shqetëso, se Luli është në rrugë të mbarë. Po ja del.)
Jozefina Topalli poston një foto mes Azemit dhe Doktorit me diçiturën: Mes liderëve të vërtetë!
(Kunati i kundërpërgjigjet me një foto të Lulit mes Salianjit dhe Gridës: Mes hajdaristëve të rinj të vërtetë të PD.)
Gramoz Ruçi: Isha i vetmi socialist që kisha miqësi personale me Azemin.
(Kunati qetëson Lulin: Edhe Azemi e paska pas mik shtëpie Gramozin. Qenkemi në rrugën e duhur, se edhe ne, mik shtëpie e kemi.)
Genc Pollo: E kujtoj me emocion momentin kur e nxorra Azemin jashtë godinës së PD, duke e prekur në sedër. Jam krenar se i kam dhënë PD-së dhe Shqipërisë një hero.
(Kunati pyet ish- deputetin Ruli: Si t’ia bëjmë dhe ne të kemi një biografi kaq të mirë sa Pollo, që të bëjmë dhe ne një hero).
-Ç’të të them unë biro, Pollo e nxorri nga selia në rrugë se e kishte armik, ju i ndoqët nga selia tani i keni në rrugë armiqtë tuaj, s’keni çu bëni më.)
Lulzim Basha: Idealet e Azem Hajdarit dhe studentëve të dhjetorit, do të jenë busullë orientuese për mua.
(Kunati: Këtë e ka deklaratë të sinqertë. Lulit i ka ngel barra për idealet e dhjetorit se i ka hequr gjithë dhjetoristët nga partia.)
Kryeredaktori i “RD”: Azem Hajdari do t’i mungojë edhe në të ardhmen gazetës sonë. Ai ka lënë një boshllëk të madh në faqet e gazetës “RD”.
(Kunati pyet ish- deputetin Ruli: Kaq shumë ka qenë i lidhur Azemi me “RD”?
-Shumë ka qenë, i tha Ruli. Çdo ditë kishte nga një artikull për Azemin si spiun sigurimi, hajdut, kriminel, përdhunues etj. Që kur Azemi iku, ata e dinë se çfarë heqin me se ta mbushin gazetën. Tani u ka ikur dhe Vis Rroshi)