Pas zemëratës së madhe të banorëve të Malësisë, për mos lejimin e ndërtimit të kullës së Prek Calit nga një mërgatë e SHBA, ka reaguar dhe Kunati:
“Të dashur demokratë!
Ajo që ka ndodhur dje në Malësi të Madhe, është një tregues i qartë se komunistët e kthyer në pushtet po veprojnë ndaj Prek Calit, njësoj si ndaj Lulit.
Ishte shtator i vitit 2013, kur po kjo qeveri dhe po ky kryeministër, sapo u kthyen në pushtet, nisën fadromat drejt Vlorës dhe pasi e mbajtën të rrethuar, e shembën me tritol pallatin, pasi nuk e prishnin dot më.
Dhe kur i shembën, i pagëzuan me emrin “Sarajet e Lulit”, pasi për ta, koncpeti i sarajeve është identik me bejlerët e agallarët.
Ai ishte një gjest i hapur hakmarrje dhe urrejtje ndaj antikomunistëve të vërtetë të këtij vendi dhe ndaj babait tim, që ishte pronar me letra i pallatit.
Të gjithë e mbajmë mend se si gëzonte propoganda komuniste për prishjen e “Sarajeve të Lulit” në Vlorë.
Të gjithë e mbajmë mend se si Lulit nuk i doli zot njeri në atë histori, përveç Doktorit.
E njëjta histori po përsëritet me kullën e Prek Calit.
Në muajin e parë të mandatit të dytë, Edi Rama nuk kishte ku të drejtohej tjetër përveçse tek Prek Cali.
Lulzim Basha nuk ka më pallat dhe figura e dytë më e madhe antikomuniste, pas Lulit, dihet që është Prek Cali.
Fadromat u nisën drejt veriut për ta rrëzuar atë përtokë.
Njësoj si tek “Sarajet e Lulit” në Vlorë, edhe tek kulla e Prek Calit janë përpjekur me ngatërru njerëzit.
Edhe aty kanë nxjerrë një nip të Prek Calit që është dakord me prish ndërtimin pa leje, se e ka kullë të dajës dhe po duan t’ia marrin.
Edhe tek ne në Vlorë e gjetën dikë që thoshte nuk është tokë e këtyre që kanë ndërtuar.
Por ne ja dhamë përgjigjen e merituar.
Katër vjet më pas, kryeministri komunist është i detyruar t’i paguajë Lulit 11.6 milionë euro për dëmin që i ka bërë.
Tani e njëjta gjë do bëhet dhe për kullën e Prek Calit.
Prej sot Luli do angazhojë njerëzit më të fortë të PD në jurisprudence, për ta detyruar qeverinë t’i paguajë lekët e dëmit Prek Calit.
Fli i qetë zoti Prek Cali, se Luli do luftojë të marrësh dëmshpërblimin.
Vetëm tani ai ndjehet dyfish krenar si pasardhës i joti, pasi jeta u ka rezervuar të njëjtat sfida.
Ai është i gjatë sa ty dhe i sulmuar si ty, nga i njëjti person, po ashtu i gjate, Edi Rama, që ka tentuar t’u prishë të dyve kullat”.
Vec nje ndryshim te vogel ka Preka me Lulin. Preka ka luftuar me mish e me shpirt per zgjerimin e kufinjeve te Veriut dhe per kete sllavet u hakmoren me doren e vegles se tyre Enver Hoxha ndersa Luli ka luftuar , po me mish e me shpirt me Gjykaten Kushtetuese per ti dhene detin grekeve ne Jugun e Shqiperise.