Kunati qorton Gridën: Ti je kolege me Erlën, Luli është koleg me Doktorin

17 Shtator 2017, 19:26Antena TEMA

Pas sherrit publik që ka bërë zëdhënësja e Doktorit me Gridën, pse kjo e fundit e ka quajtur Doktorin koleg, ka ndërhyrë Kunati për të qetësuar gjakrat.

Pasi e ka thirrur Gridën në zyrë, ai ia ka shpjeguar asaj, se si duhet respektojë hierarkinë në PD.

-Fillimisht ke bërë gabim që e ke quajtur koleg,- i tha Kunati, pasi ai është kryetar i PD dhe si i tillë ai është koleg vetëm me Lulin. Edhe si ish kryeministër ai mbetet koleg me Lulin, se është kandidat për kryeministër. Kjo hierarki duhet respektuar.

Ti je kolege me Erlën, pasi ajo është zëdhënëse e Doktorit, ti ke qenë zëdhënëse e Lulit. Ky debat duhet të marr fund.

-Më vjen keq,- i tha Grida, por deklarata ime nuk synonte identifikimin e një opsioni gjithëpërfshirës të karrierës Doktorit, por një prerje vertikale të momentit, e cila mbërthen në vetvete dhe statusin tim dhe të atij, që është i njëjtë për shkak të qenit në Parlament dhe e kam konfiguruar reagimin tim, në sensin e një përjetimi kolegësh, për shkak të vendit ku është zhvilluar debati dhe jo në interferencat e tjera që ka ky debat delikat, lidhur me kontinuetin e tij. Në një farë mënyre kam absorbuar gjithjë ngarkesat negative që janë interferuar në këtë debat dhe mirëkuptoj egzistencën e një realiteti të kithët mes meje dhe Doktorit si dhe paralelizmin e tij me Lulin, por kjo është në kontekstin e një hapësire të re që do na rezervojë e ardhmja…

Kunati i cili u përpoq të kuptonte nëse Grida e pranoi këshillën e tij apo e hodhi poshtë, vendosi ti bëjë dhe një sqarim tjetër.

-Dëgjo vetëm për shkak të asaj deklarate, Doktori ia ndërroi emrin Universitetit të Çilit, nga Universiteti Evropian i Tiranës në Universitetin “Kristaq Rama”. Mos na hap më telashe, mos i thirr koleg.

-Nuk ka problem,- i tha Grida, por një femër, një mashkull, e ka ose koleg, ose të dashur. Unë nuk di si të sillem me atë njeri. Se vetë më keni thënë që na duhet gjallë.

2 komente në “Kunati qorton Gridën: Ti je kolege me Erlën, Luli është koleg me Doktorin”

  1. Belina Budqili says:

    Ah moj Grida, po ty vetem rroçka e Jemin Gjanes apo Shaban Memise mund te sjelle ne vehte… Po nejse, moj kuçke apo Grida Duma se nuk di si te te quaj, provo nje here ate gjarperin e kuq te Shabanit se mos te vijne mende te koke?!

  2. ArtanArtar says:

    Ndertusja e shtremt me fam botrore per bëmat e saj perverse dhe te ndyra… as me Erlen s krahasohet jan vite drit larg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje