Pas fitores së Merkelit në zgjedhjet e sotme në Gjermani, kanë reaguar politikanët kryesorë nga Tirana dhe Prishtina.
Edi Rama: Urime zonja Kancelare dhe shpreh keqardhjen time, që nuk e hoqe dot qafe tepsinë. Dhe çfarë tepsie që të ka rënë në pjesë? Nga ata që nuk ngopen kurrë. Duhet të më kishe dëgjuar këshillën se si bëhet fushata, por e more shumë seriozisht. Nuk ja del dot ashtu.
Lulzim Basha: Fitorja e Merkelit është një fitore e madhe edhe e Partisë Demokratike në Shqipëri. Gjermanët votuan Merkelin që kishte të njëjtin program ekonomik si dhe unë. Kjo do të thotë se diçka nuk shkon tek shqiptarët.
Ilir Meta: Mendoj se ka shumë rëndësi që një parti nuk fiton e vetme pushtetin, pasi kështu rriten shanset që të ketë më shumë qetësi dhe dashuri nga Kancelarja për kundërshtarët e vet.
Vangjel Dule. Si grek mezi prisja të humbiste zonja Merkel, si politikan në Shqipëri mezi kam pritur të fitojë, se quhem deputet i PD. Kështu që mos prisni një mendim fiks se si ndjehem. Varet ku jam, kur më pyesni. Po isha në Athinë është ndryshe, po isha në Tiranë është ndryshe.
Ramush Haradinaj: Bash po më vjen mirë që unë dhe zonja Merkel do hyjmë në histori që kemi qeverisur në të njëjtën kohë. Dmth ajo do të quhet bashkëkohësja ime. Nuk ka rëndësi pse mund ta kushtëzojnë aleatët, me rëndësi është që ajo është kancelare. Të tjerat ndreqen.
Bexhet Pacolli: Po ja uroj zonjës Merkel fitoren, dhe do t’i lutesh atë mos mërzitej për aleatët që do ketë në qeveri. Jepu do pare e ikin shikojnë punët e tyre ata.
Albin Kurti. Më vjen keq që Vetvendosja në Gjermani, mori më pak se Vetvendosja në Kosovë, por jam i bindur në drejtësinë e çështjes sime, pasi zonja Merkel si një proevropiane e madhe do të duhet të bashkëpunojë me armiqtë e saj antievropianë. Njëjt si Ramushi.
Njoni me idiot se tjetri mjere shqiperia me kto politikane